Programi i transparencës



Rreth autoritetit

Rektorati i Universitetit të Sporteve të Tiranës përbëhet nga këta anëtarë:

      • Prof. Dr. Agron Kasa (Rektor);
      • Prof.Dr. Dhimitraq Prifti (Zv. Rektor Për Anën Mësimore, Dekan - Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes);
      • Prof. Asc.Dr. Fisnik Brovina (Zv. Rektor Për Anën Shkencore);
      • Znj. Haxhirete Sulaj - Administrator
      • Prof.As.Dr. Ferdinand Mara (Dekan - Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit);
      • Prof. Dr. Robert Çina (Dekan - Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit);
      • Prof. As. Dr. Arben Kaçurri (Drejtor - Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit);
    • Këshilli i Etikës
      Këshilli i Etikës promovon dhe shqyrton çështje që lidhen me etikën në veprimtarinë e procesit mësimor dhe atij kërkimor, si dhe në veprimtaritë e tjera institucionale.  Ky organ kolegjial përbëhet nga 7 anëtarë: nga një anëtar për çdo njësi kryesore, që janë personel akademik me kohë të plotë, ata i përkasin kategorisë “Profesor” ose “Lektor”; një anëtar përfaqësues i studentëve, nje përfaqësues nga personeli administrativ dhe nje perfaqesues nga personeli ndihmës-akademik.
      Këshilli i Etikës i Universitetit të Sporteve të Tiranës përbëhet nga këta anëtarë:
        • Prof. Asc. Dr. Fatbardha Kovaci - FSHL;                  
        • Prof. Asc. Dr. Bashkim Delia - FVFR;                   
        • Kejda Tani - FSHR;                    
        • Dr. Juliana Latifaj - IKSHS;            
        • Sonila Danaj - Studente FSHR;   
        • Indrit Reka - Personel Ndihmës Akademik;
        • Iris Zala - Personel Administrativ;        
  • Funksionet dhe detyrat e institucionit publik të arsimit të lartë si dhe njësive përbërëse të tij (bazuar në ligjin 80/2015)
    Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe në Statutin e Universitetit të Sporteve të Tiranës, UST është një universitet publik me status të vecantë, që ofron një gamë të plotë të programeve bachelor, master dhe studime doktorale. Universiteti kontribuon në zhvillimin e shoqërisë përmes tri shtyllave të misionit të arsimit të lartë publik: kërkim shkencor, edukim promovim të sporteve elitare si dhe shërbim ndaj publikut, që vazhdimisht e pasurojnë dhe e informojnë njëra tjetrën. UST ofron edukim me në qendër studentin si dhe nxit rritjen personale dhe intelektuale për të përgatitur student për karrierë produktive dhe qytetare, të përgjegjshëm në një shoqëri globale.Funksionet dhe detyrat e Universitetit të Sporteve të Tiranës janë këto:
    • Të sigurojë formimin universitar cilësor të studentëve e të specialistëve në të tria ciklet e studimit në përputhje me standartet kombëtare dhe ndërkombëtare;
    • Të integrojë mësimdhënien me kërkiminshkencor;
    • Të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar nëfushën e arsimit të lartë;
    • Të sigurojë kualifikimin e punonjësve akademikë e shkencorë në fushën e edukimit fizik, shëndetësor dhe të sporteve, veprimtarisë fizike, shëndetit, rekreacionit, turizmit, menaxhimit sportiv dhe rehabilitimit;
    • Të sigurojë nxitjen e kërkimeve e të studimeve në fushën e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv, veprimtarisë fizike, shëndetit, rekreacionit, turizmit, menaxhimit sportive e rehabilitimit;
    • Të sigurojë thellimin e kualifikimit profesional e shkencor të specialistëve të lartë në këto fusha;
    • Të sigurojë ofrimin e shërbimeve për të tretët dhe konsulenca në këto fusha;
    • Të sigurojë përgatitjen dhë stërvitjen e sportistëve elitarë nëpërmjet ofrimit të metodave më të avancuara të teorive dhe praktikave stërvitore;
    • Të ofrojë mundësi të barabarta për të përfituarnga arsimi i lartë dhe të mësuarit gjatë të gjithë jetës;
  • CV dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi (Rektori, Administratori) si dhe përshkrim i procedurës së zgjedhjes, kompetencat (Rektori , Administratori ) dhe detyrat e tyre; 
  • CV e pedagogëve dhe rezultatet e kontrollit të verifikimit të titujve shkencor (bazuar në VKM 781/2018 "Për garantimin e transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë); Klikoni këtu
  • Procedura/mekanizma bërjen e ankesave dhe kërkesave në lidhje me mosveprimet e drejtuesve/organeve drejtuese të arsimit të lartë (përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave - Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
    Cdo individ kur e cmon të nevojshme ka të drejtë të bëjë një ankesa apo kërkesë pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës. Përvec rasteve kur ligji parashikon një formë të caktuar, cdo kërkesë apo ankesë me të cilën një person i drejtohet Universitetit të Sporteve të Tiranës (UST), mund të bëhet në formë të shkruar, të deklarohet verbalisht para organit public dhe të regjistrohet nga ky i fundit ose të bëhet në cdo formë tjetër të përshtatshme. Kërkesa apo ankesa konsiderohet në formë të shkruar edhe kur ajo dërgohet në rrugë elektronike, me kusht që të tregojë qartë dërguesin. Kërkesa apo ankesa duhet të jetë mjaftueshëm e qartë për të përcaktuar kërkuesin apo ankuesin si dhe qëllimin e saj.


Legjislacion

  • Legjislacioni ndërkombëtar 
  • Legjislacioni kombëtar 
  • Kodi i sjelljes
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma, apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit (nëse ka);
  • Strategji (Strategjia e Zhvillimit Institucional)  
  • Raport Vjetor i veprimtarisë së institucionit të arsimit të lartë
    • 2022  
    • 2021
  • Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me aksionet e institucionet e arsimit të lartë dhe që prek publikun  
  • Akte të tjera si psh: Marrëveshjet dy ose më shumë palëshe në nivel të institucioneve të arsimit të lartë apo institucioneve të tjera (bazuar në VKM 781/2018 "Për garantimin e transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë


E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar

Koordinatori – Znj. Oltiana Andrea – Drejtore e Drejtorisë Juridike dhe Zhvillimit të Kurrikulave.
Email – oandrea@ust.edu.al
Nr. Tel - +355 4 222 6652
Adresa – Rr. Muhamet Gjollesha, Tiranë
Orari – E hënë – E premte 08:00 – 15:00

 


Mekanizmat kontrollues dhe
monitorues që veprojnë mbi UST
  • Planet strategjike të punës
    • Plani-Strategjik 2021-2026  
    • Strategjia e Ndërkombëtarizimit 2021-2023
    • Strategjia e kërkimit shkencor 2020-2025
  • Raporte monitorimi/auditimi
  • Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së institucioneve të arsimit të lartë.
    • 2021
    • 2022 
    • 2023 

Informacion mbi buxhetin dhe të
dhënat financiare të UST
  • Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara përfshirë të dhëna për buxhetin afatmesëm (PBA) buxhetin vjetor, grantin nga buxheti vjetor dhe të gjitha shpenzimet operative, shpenzimet për kërkim shkencor dhe shpenzimet kapitale për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara (bazuar edhe në VKM 781/2018 "Për garantimin e transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë);
  • Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
  • Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve në ato raste kur institucioni i arsimit të lartë vetëfinancohet nga çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij

Informacion për procedurat e prokurimit
apo procedurat konkurruese të
koncesionit/partneritetit publik privat të UST
  • Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
  • Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik
  • Regjistri i realizimeve të prokurimit publik 
  • Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme (bazuar edhe në VKM 781/2018 "Për garantimin e transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë)
    • Referuar nenit 73 pika 1 të VKM 285 datë 19.05.2021 “Rregullat e Prokurimit Publik” i ndryshuar, pas nënshkrimit të cdo kontrate, ngrihet një Urdhër i Brendshëm për të caktuar personin ose komisionin përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e kontratës. Referuar nenit 107 pika 6 të VKM 285 datë 19.05.2021 “Rregullat e Prokurimit Publik” i ndryshuar, personi ose strukturat e ngarkuara për ndjekjen e kontratës, përgatisin informacione të vazhdueshme për ecurinë e kontratës, problematikat në këtë proces dhe masat e marra pёr zgjidhjen e tyre.
    • Referuar nenit 107 pika 3 të VKM 285 datë 19.05.2021 “Rregullat e Prokurimit Publik” i ndryshuar, Autoriteti Kontraktot (UST) për të siguruar nëse cilësia e punëve, shërbimeve ose e mallrave është e njëjtë me cilësinë për të cilën është shpallur fitues kontraktori, monitoron zbatimin e kontratës nëpërmjët njё plani zbatimi. Autoriteti kontraktor, gjatë kryerjes së kontrolleve mban procesverbal me shkrim në prani të kontraktorit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi.
    • Referuar nenit 107 pika 4 të VKM 285 datë 19.05.2021 “Rregullat e Prokurimit Publik” i ndryshuar, për zbatimin e kontratës hartohet Plani i Zbatimit të kontratës, i cili nënshkruhet nga autoriteti kontraktor (UST) dhe operatori ekonomik, brenda 7 (shtatë) ditëve nga nënshkrimi i kontratës, dhe në çdo rast para fillimit të zbatimit të saj. Ky Plan Zbatimi i përcillet APP-së brenda 5 (pesë) ditёve nga nёnshkrimi në adresën kontratat@app.gov.al.
    • Referuar nenit 107 pika 6 të VKM 285 datë 19.05.2021 “Rregullat e Prokurimit Publik” i ndryshuar, personi ose strukturat e ngarkuara për zbatimin e kontratës, përgatisin një raport me informacione të vazhdueshme në lidhje me ecurinë e zbatimit të kontratës, problematikat në këtë proces dhe masat e marra pёr zgjidhjen e tyre, tё cilat ia përcjellin personit përgjegjës për prokurimin.
    • Në përfundim të zbatimit të kontratës, referuar Udhëzimit nr 2 datë 18.03.2022 “Mbi raportimin e zbatimit te kontratës”, personi ose strukturat e ngarkuara për ndjekjen e kontratës përgatisin formularin e zbatimit të kontratës, i cili është një përmbledhje për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratës, problemet e hasura gjatë zbatimit dhe masat e marra për zgjidhjen e tyre, si dhe paraqet një informacion për likuidimin ose jo të kontratës. Një kopje e këtij formulari i dërgohet APP-së jo mё vonё se 30 (tridhjetë) ditё nga pёrfundimi i kontratёs në adresën kontratat@app.gov.al.

Shërbimet që ofron UST
  • Lista e shërbimeve e listuar, përfshirë informacioni për tarifat përkatëse (nëse ka), procedura dhe formular aplikimi, afati kohor, procedure ankimimi, standartet për cilësinë e shërbimit
  • Koutat e parashikuara për çdo vit kalendarik
    • Viti akademik 2021-2022
    • Viti akademik 2022-2023
  • Instrumentet dhe programet e shkëmbimit studentor
  • Instrumentet e financimit të studimeve dhe procedurat përkatëse dhe kriteret (bursa publike dhe ato specifike)
    • 2023
    • 2022
    • 2021
  • Informacion mbi programet e hapura dhe ato të akredituara të studimeve, para fillimit të aplikimeve për pranimin e studentëve
    • Programet aktive te studimit
  • Kriteret e pranimit të kandidatëve në programet e ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve
    • Viti akademik 2022-2023
    • Viti akademik 2023-2024 
    • Viti akademik 2024-2025 
  • Publikimi i veprimtarisë kërkimore-shkencore
    • Viti 2021
    • Viti 2022 
  • Kopje dokumentacioni, vërtetim studenti
Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
lidhur me procesin e hartimit të akteve
ligjore/nënligjore, politikave publike apo në
lidhje me ushtrimin e funksioneve të UST

Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me ushtrimin e funksioneve të institucioneve të arsimit të lartë, mekanizmat dhe procedurat për bërjen e ankesave dhe kërkesave në lidhje me mosveprimet e drejtuesve/organeve drejtuese të arsimit të lartë, procedurën nëpërmjet të cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimit të funksioneve të arsimit të lartë (bazuar edhe në VKM 781/2018 "Për garantimin e transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë).

Koordinatore për Njoftimin dhe Konsultimin Publik në Universitetin e Sporteve të Tiranës

Znj. Pranvera LOZI (DINGU)
Email: plozi@ust.edu.al 
Nr. Tel - 04 222 66 52 
Adresa : Rruga "Muhamet Gjollesha", Tiranë
Orari : E hënë - E premte 08:00 - 15:00
 
  • Ligji 146-2014 Për njoftimin dhe konsultimin publik
  • V.K.M Nr.781 Për garantimin e transparencës
  • Në Universitetin e Sporteve të Tiranës
  •  

Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit,
llojet dhe format e dokumenteve
  • Lista e dokumenteve që administrohen nga institucioni i arsimit të lartë me afatet e ruajtjes
  • Formën e dokumenteve/informacioneve

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga UST

  • Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga UST
  • Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve sipas kategorive të përcaktuara në vendimin nr. 903, datë 21.12.2016 "Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë' të ndryshuar
    • 2023
      • Vendim BA 3  
      • Vendim BA 4
      • Vendim BA 5
      • Vendim BA 9
      • Vendim BA 10
      • Vendim BA 11
      • Vendim BA 16
      • Vendim BA 17
    • 2022
      • Vendim BA 8
      • Vendim BA 9
      • Vendim BA 20
      • Vendim BA 21
      • Vendim BA 29
    • 2021
      • Vendim BA 3
      • Vendim BA 4
      • Vendim BA 5  
      • Vendim BA 12
      • Vendim BA 13
      • Vendim BA 14
      • Vendim BA 23
      • Vendim BA 24
      • Vendim BA 32
      • Vendim BA 40
      • Vendim BA 47
      • Vendim BA 57
      • Vendim BA 58
      • Vendim BA 59
  • Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim ;
  • Procedura e ankimimit
    Sipas vendimit nr.903, date 21.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”i ndryshuar,  si dhe vendimit nr. 269 datë 29.03.2017 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, i ndryshuar, vendimin mbi miratimin e bursave financiare dhe përjashtimin nga tarifa vjetore e shkollimit, për studentët të cilët përmbushin kriteret për përfitimin e tyre, e merr Bordi i Administrimit i Universitetit.  Vendimet e Bordit të Administrimit për miratimin e bursave financiare dhe miratimin e përjashtimit nga tarifat, bëhen publike dhe ankimohen sipas parashikimeve ligjore në fuqi. Në rast ankesash për mos/përfitimin e bursës apo përjashtimin nga tarifa vjetore e shkollimit, ngrihet një Komision për Shqyrtimin e Ankesave. Komisioni vepron në bazë të ankesave të studentëve dhe vendimet i merr në pajtueshmëri me Kodin e Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë dhe Statutin e Universitetit të Sporteve të Tiranës.

Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe
ato që gjykohen të dobishme për publikim nga UST