Rreth autoritetit
- Struktura, organigrama përfshirë numrin e punonjësve dhe kategoritë e pagave të Rektoratit;
- Struktura, organigrama përfshirë numrin e punonjësve dhe kategoritë e Struktura e Administratorit
- Struktura, organigrama përfshirë numrin e punonjësve dhe kategoritë e pagave Struktura e Fakulteteve
- Struktura e organeve kolegjiale akademike
- Senati Akademik
Senati është organi kolegjial më i lartë akademik I UST-së , përgjegjës për përmbushjen e misionit të tij. Senati kryesohet nga rektori dhe mblidhet periodikisht. Anëtarët e Senatit Akademik zgjidhen nga asambletë e personelit akademik të njësive kryesore, përmes një votimi të përgjithshëm, për një mandat katërvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, midis anëtarëve të personelit akademik me kohë të plotë, të vetëkandiduar. Në Senatin Akademik përfaqësohen edhe studentët në masën dhjetë për qind. - Asambleja e Personelit Akademik
Asambleja e personelit akademik përbëhet nga personeli akademik me kohë të plotë i njësive kryesore. Asambleja e Njësisë Kryesore drejtohet nga dekani dhe ka këto funksione:
a) zgjedh rektorin e Universitetit;
b) zgjedh anëtarët e Senatit Akademik;
c) zgjedh drejtuesin e njësisë kryesore;
ç) krijon komisionet e përhershme të njësisë kryesore dhe zgjedh anëtarët e tyre;
d) merr në analizë aktivitetin e fakultetit dhe të autoritetetve të tij;
Asambleja e personelit akademik e ushtron veprimtarinë e saj në mbledhjen e përgjithshme si dhe nëpërmjet komisioneve. Asambleja mblidhet sipas rendit të ditës të vendosur, të paktën një herë gjatë vitit akademik. Ajo mund të mblidhet edhe në seanca të jashtëzakonshme me një rend të caktuar me nismën e drejtuesit ose me kërkesë meshkrim nga bjë e treat e anëtarëve. Mbledhja e Asamblesë së personelit akademik zhvillohet kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve. Vendimet merren me shumicën e thjeshtë (50%+1) të votive të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Mënyra e funksionimit të Asamblesë së personelit akademik përcaktohet në rregulloren e njësisë kryesore. - Bordi i Administrimit
Bordi i Administrimit është organi kolegjial më i lartë vendimmarrës administrativ, që mbikqyr dhe kontrollon veprimtarinë e UST-së në aspektet administrative, financiare dhe ekonomike, si dhe në ushtrimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë publike të UST-së. Ai është organi më i lartë drejtues për mbarëvajtjen financiare dhe administrative. - Administratori
Administratori është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për mirëfunksionimin financiar të UST-së, si dhe përfaqësuesi ligjor i tij për çështjet administrative dhe financiare. - Komisionet e Përhershme
Komisionet e përhershme janë organe kolegjiale të krijuara në nivel institucional dhe në nivel të njësisë kryesore, që lidhen kryesisht me kualifikimin shkencor dhe promovimin akademik, garantimin e standartve të cilësisë të institucionit dhe programeve të studimit, me mbarëvajtjen e veprimtarisë së tij dhe marrëdhëniet me studentët, në përputhje me misionin dhe politikat e institucionit. Komisionet e përhershme e ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe marrin vendime sipas kompetencave të parashikuara në ligjin nr.80/2015 Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe në Statut, ose i propozojnë mbledhjes së Senatit Akademik miratimin e vendimeve që janë në kompetencë të këtij të fundit. - Rektorati
Rektorati në institucionet e arsimit të lartë është organ kolegjial që drejtohet nga Rektori dhe ka në përbërje të tij:- Zëvendësrektorët;
- Administratorin e Universitetit;
- Drejtuesit e njësive;
- Senati Akademik
Rektorati i Universitetit të Sporteve të Tiranës përbëhet nga këta anëtarë:
-
-
- Prof. Dr. Agron Kasa (Rektor);
- Prof.Dr. Dhimitraq Prifti (Zv. Rektor Për Anën Mësimore);
- Prof. Asc.Dr. Fisnik Brovina (Zv. Rektor Për Anën Shkencore);
- Znj. Haxhirete Sulaj - Administrator
- Prof. Asc. Dr. Dritan Sallaku (Dekan - Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes);
- Prof. Asc. Dr. Elton Spahiu (Dekan - Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit);
- Prof. Dr. Robert Çina (Dekan - Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit);
- Prof. Asc. Dr. Fisnik Brovina (Drejtor - Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit);
- Këshilli i Etikës
Këshilli i Etikës promovon dhe shqyrton çështje që lidhen me etikën në veprimtarinë e procesit mësimor dhe atij kërkimor, si dhe në veprimtaritë e tjera institucionale. Ky organ kolegjial përbëhet nga 7 anëtarë: nga një anëtar për çdo njësi kryesore, që janë personel akademik me kohë të plotë, ata i përkasin kategorisë “Profesor” ose “Lektor”; një anëtar përfaqësues i studentëve, nje përfaqësues nga personeli administrativ dhe nje perfaqesues nga personeli ndihmës-akademik.
Këshilli i Etikës i Universitetit të Sporteve të Tiranës përbëhet nga këta anëtarë:-
- Fatbardha Kovaci - FSHL;
- Erton Zekaj - FVFR;
- Kejda Tani - FSHR;
- Elona Mehmeti - IKSHS;
- Tedi Sulejmani - Specialist;
- Iris Zala - Personel Administrativ
- Erisa Aliaj - Përfaqësues e Këshillit Studentor;
-
-
- Funksionet dhe detyrat e institucionit publik të arsimit të lartë si dhe njësive përbërëse të tij (bazuar në ligjin 80/2015)
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe në Statutin e Universitetit të Sporteve të Tiranës, UST është një universitet publik me status të vecantë, që ofron një gamë të plotë të programeve bachelor, master dhe studime doktorale. Universiteti kontribuon në zhvillimin e shoqërisë përmes tri shtyllave të misionit të arsimit të lartë publik: kërkim shkencor, edukim promovim të sporteve elitare si dhe shërbim ndaj publikut, që vazhdimisht e pasurojnë dhe e informojnë njëra tjetrën. UST ofron edukim me në qendër studentin si dhe nxit rritjen personale dhe intelektuale për të përgatitur student për karrierë produktive dhe qytetare, të përgjegjshëm në një shoqëri globale.Funksionet dhe detyrat e Universitetit të Sporteve të Tiranës janë këto:- Të sigurojë formimin universitar cilësor të studentëve e të specialistëve në të tria ciklet e studimit në përputhje me standartet kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Të integrojë mësimdhënien me kërkiminshkencor;
- Të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar nëfushën e arsimit të lartë;
- Të sigurojë kualifikimin e punonjësve akademikë e shkencorë në fushën e edukimit fizik, shëndetësor dhe të sporteve, veprimtarisë fizike, shëndetit, rekreacionit, turizmit, menaxhimit sportiv dhe rehabilitimit;
- Të sigurojë nxitjen e kërkimeve e të studimeve në fushën e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv, veprimtarisë fizike, shëndetit, rekreacionit, turizmit, menaxhimit sportive e rehabilitimit;
- Të sigurojë thellimin e kualifikimit profesional e shkencor të specialistëve të lartë në këto fusha;
- Të sigurojë ofrimin e shërbimeve për të tretët dhe konsulenca në këto fusha;
- Të sigurojë përgatitjen dhë stërvitjen e sportistëve elitarë nëpërmjet ofrimit të metodave më të avancuara të teorive dhe praktikave stërvitore;
- Të ofrojë mundësi të barabarta për të përfituarnga arsimi i lartë dhe të mësuarit gjatë të gjithë jetës;
- CV dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi (Rektori, Administratori) si dhe përshkrim i procedurës së zgjedhjes, kompetencat (Rektori , Administratori ) dhe detyrat e tyre;
- CV e pedagogëve dhe rezultatet e kontrollit të verifikimit të titujve shkencor (bazuar në VKM 781/2018 "Për garantimin e transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë); Klikoni këtu
- Procedura/mekanizma bërjen e ankesave dhe kërkesave në lidhje me mosveprimet e drejtuesve/organeve drejtuese të arsimit të lartë (përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave - Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
Cdo individ kur e cmon të nevojshme ka të drejtë të bëjë një ankesa apo kërkesë pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës. Përvec rasteve kur ligji parashikon një formë të caktuar, cdo kërkesë apo ankesë me të cilën një person i drejtohet Universitetit të Sporteve të Tiranës (UST), mund të bëhet në formë të shkruar, të deklarohet verbalisht para organit public dhe të regjistrohet nga ky i fundit ose të bëhet në cdo formë tjetër të përshtatshme. Kërkesa apo ankesa konsiderohet në formë të shkruar edhe kur ajo dërgohet në rrugë elektronike, me kusht që të tregojë qartë dërguesin. Kërkesa apo ankesa duhet të jetë mjaftueshëm e qartë për të përcaktuar kërkuesin apo ankuesin si dhe qëllimin e saj.
Legjislacion
- Legjislacioni ndërkombëtar
- Legjislacioni kombëtar
- Akte nënligjore
- Statuti
- Rregullore
- Vendimet e Senatit Akademik
- Vendimet e Bordit të Administrimit
- Vendimet e Rektoratit
- Vendimet e Këshillit të Etikës;
- Vendimet e Rektorit
- Kodi i sjelljes
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma, apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit (nëse ka);
- Strategji (Strategjia e Zhvillimit Institucional)
- Raport Vjetor i veprimtarisë së institucionit të arsimit të lartë
- Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me aksionet e institucionet e arsimit të lartë dhe që prek publikun
- Akte të tjera si psh: Marrëveshjet dy ose më shumë palëshe në nivel të institucioneve të arsimit të lartë apo institucioneve të tjera (bazuar në VKM 781/2018 "Për garantimin e transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë
E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar
Koordinatori – Znj. Oltiana Andrea – Drejtore e Drejtorisë Juridike dhe Zhvillimit të Kurrikulave.
Email – oandrea@ust.edu.al
Nr. Tel - +355 4 222 6652
Adresa – Rr. Muhamet Gjollesha, Tiranë
Orari – E hënë – E premte 08:00 – 15:00
- Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
- Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)
Mekanizmat kontrollues dhe
monitorues që veprojnë mbi UST
Informacion mbi buxhetin dhe të
dhënat financiare të UST
- Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara përfshirë të dhëna për buxhetin afatmesëm (PBA) buxhetin vjetor, grantin nga buxheti vjetor dhe të gjitha shpenzimet operative, shpenzimet për kërkim shkencor dhe shpenzimet kapitale për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara (bazuar edhe në VKM 781/2018 "Për garantimin e transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë);
- Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
- Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve në ato raste kur institucioni i arsimit të lartë vetëfinancohet nga çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij
Informacion për procedurat e prokurimit
apo procedurat konkurruese të
koncesionit/partneritetit publik privat të UST
- Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
- Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik
- Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
- Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme (bazuar edhe në VKM 781/2018 "Për garantimin e transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë)
- Referuar nenit 73 pika 1 të VKM 285 datë 19.05.2021 “Rregullat e Prokurimit Publik” i ndryshuar, pas nënshkrimit të cdo kontrate, ngrihet një Urdhër i Brendshëm për të caktuar personin ose komisionin përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e kontratës. Referuar nenit 107 pika 6 të VKM 285 datë 19.05.2021 “Rregullat e Prokurimit Publik” i ndryshuar, personi ose strukturat e ngarkuara për ndjekjen e kontratës, përgatisin informacione të vazhdueshme për ecurinë e kontratës, problematikat në këtë proces dhe masat e marra pёr zgjidhjen e tyre.
- Referuar nenit 107 pika 3 të VKM 285 datë 19.05.2021 “Rregullat e Prokurimit Publik” i ndryshuar, Autoriteti Kontraktot (UST) për të siguruar nëse cilësia e punëve, shërbimeve ose e mallrave është e njëjtë me cilësinë për të cilën është shpallur fitues kontraktori, monitoron zbatimin e kontratës nëpërmjët njё plani zbatimi. Autoriteti kontraktor, gjatë kryerjes së kontrolleve mban procesverbal me shkrim në prani të kontraktorit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi.
- Referuar nenit 107 pika 4 të VKM 285 datë 19.05.2021 “Rregullat e Prokurimit Publik” i ndryshuar, për zbatimin e kontratës hartohet Plani i Zbatimit të kontratës, i cili nënshkruhet nga autoriteti kontraktor (UST) dhe operatori ekonomik, brenda 7 (shtatë) ditëve nga nënshkrimi i kontratës, dhe në çdo rast para fillimit të zbatimit të saj. Ky Plan Zbatimi i përcillet APP-së brenda 5 (pesë) ditёve nga nёnshkrimi në adresën kontratat@app.gov.al.
- Referuar nenit 107 pika 6 të VKM 285 datë 19.05.2021 “Rregullat e Prokurimit Publik” i ndryshuar, personi ose strukturat e ngarkuara për zbatimin e kontratës, përgatisin një raport me informacione të vazhdueshme në lidhje me ecurinë e zbatimit të kontratës, problematikat në këtë proces dhe masat e marra pёr zgjidhjen e tyre, tё cilat ia përcjellin personit përgjegjës për prokurimin.
- Në përfundim të zbatimit të kontratës, referuar Udhëzimit nr 2 datë 18.03.2022 “Mbi raportimin e zbatimit te kontratës”, personi ose strukturat e ngarkuara për ndjekjen e kontratës përgatisin formularin e zbatimit të kontratës, i cili është një përmbledhje për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratës, problemet e hasura gjatë zbatimit dhe masat e marra për zgjidhjen e tyre, si dhe paraqet një informacion për likuidimin ose jo të kontratës. Një kopje e këtij formulari i dërgohet APP-së jo mё vonё se 30 (tridhjetë) ditё nga pёrfundimi i kontratёs në adresën kontratat@app.gov.al.
Shërbimet që ofron UST
- Lista e shërbimeve e listuar, përfshirë informacioni për tarifat përkatëse (nëse ka), procedura dhe formular aplikimi, afati kohor, procedure ankimimi, standartet për cilësinë e shërbimit
- Koutat e parashikuara për çdo vit kalendarik
- Instrumentet dhe programet e shkëmbimit studentor
- Instrumentet e financimit të studimeve dhe procedurat përkatëse dhe kriteret (bursa publike dhe ato specifike)
- Informacion mbi programet e hapura dhe ato të akredituara të studimeve, para fillimit të aplikimeve për pranimin e studentëve
- Kriteret e pranimit të kandidatëve në programet e ciklit të dytë dhe të tretë të studimeve
- Publikimi i veprimtarisë kërkimore-shkencore
- Kopje dokumentacioni, vërtetim studenti
lidhur me procesin e hartimit të akteve
ligjore/nënligjore, politikave publike apo në
lidhje me ushtrimin e funksioneve të UST
Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me ushtrimin e funksioneve të institucioneve të arsimit të lartë, mekanizmat dhe procedurat për bërjen e ankesave dhe kërkesave në lidhje me mosveprimet e drejtuesve/organeve drejtuese të arsimit të lartë, procedurën nëpërmjet të cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimit të funksioneve të arsimit të lartë (bazuar edhe në VKM 781/2018 "Për garantimin e transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë).
Koordinatore për Njoftimin dhe Konsultimin Publik në Universitetin e Sporteve të Tiranës
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit,
llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
- Përditësimi i fundit datë 03.05.2024.
- Përditësimi i fundit datë 04.04.2024.
- Për muajin Shkurt 2024, nuk ka kërkesa për informacion.
- Për muajin Janar 2024, nuk ka kërkesa për informacion.
- Përditësimi i fundit datë 08.01.2024.
- Për periudhën korrik 2023 - tetor 2023 nuk ka kërkesa për informacion.
- Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve i përditësuar (sipas modelit të Regjistrit të miratuar nga Komisioneri) .
Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga UST
- Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga UST
- Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve sipas kategorive të përcaktuara në vendimin nr. 903, datë 21.12.2016 "Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë' të ndryshuar
- 2023
- 2022
- 2021
- Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim ;
- Procedura e ankimimit
Sipas vendimit nr.903, date 21.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”i ndryshuar, si dhe vendimit nr. 269 datë 29.03.2017 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, i ndryshuar, vendimin mbi miratimin e bursave financiare dhe përjashtimin nga tarifa vjetore e shkollimit, për studentët të cilët përmbushin kriteret për përfitimin e tyre, e merr Bordi i Administrimit i Universitetit. Vendimet e Bordit të Administrimit për miratimin e bursave financiare dhe miratimin e përjashtimit nga tarifat, bëhen publike dhe ankimohen sipas parashikimeve ligjore në fuqi. Në rast ankesash për mos/përfitimin e bursës apo përjashtimin nga tarifa vjetore e shkollimit, ngrihet një Komision për Shqyrtimin e Ankesave. Komisioni vepron në bazë të ankesave të studentëve dhe vendimet i merr në pajtueshmëri me Kodin e Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë dhe Statutin e Universitetit të Sporteve të Tiranës.
Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe
ato që gjykohen të dobishme për publikim nga UST
- Njoftime të ndryshme
- Njoftime për procedurat e rekrutimit
- Publikime
- Statistika:
- Projekte
- Bashkëpunime