Informacion

Znj. Safiola Çarçani - Drejtor në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë, Publikun dhe Studentët.

Znj. Safiola ÇARÇANI ka lindur në Fier, është e martuar dhe ka një vajze.
Safiola u diplomua në vitin 2007 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Eksperienca e saj e punës fillon në shkurt 2008 pikërisht në Universitetin e Sporteve të Tiranës, ku fillimisht kreu disa detyra të ndryshme e më pas, prej vitit 2011 drejton drejtorinë që mbulon marrëdhëniet me jashtë, projektet, publikun dhe studentët.

I gjithë spektri i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ato me publikun kanë qënë gjithmonë synimi i saj kryesor për të thelluar njohuritë e për të vendosur ura bashkëpunimi frytdhënëse. Në këtë kuadër Znj.ÇARÇANI është angazhuar në disa projekte ndërkombëtare si:

  • Projekti TEMPUS “Harmonizimi i kurrikulës së shkencave sportive në Ballkan në prespektivën europiane”
  • Projekti TEMPUS “Profesionet e Sportit – Arsimimi, Punësimi, Zhvillimi në Rajonin e Ballkanit”
  • Projekti Erasmus+ TEAVET “Zhvillimi i aftësive të mësuesit për një sistem gjithëpërfshirës të edukimit dhe aftësimit profesional në Shqipëri”
  • Projekti Erasmus+ EntrAL – “Aftësitë sipërmarrëse – për një arsimim modern në Shqipëri”
  • Projekti BeActive – “EU4YOUTH – Java Europiane e Sportit përtej kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor”

Që prej periudhës si studente e shkencave politike e deri më sot, Safiola ka marrë pjesë në shumë konferenca e trajnime kombëtare e ndërkombëtare në fushën e integrimit europian, studimeve ndërkombëtare, menaxhimit të burimeve njerëzore dhe marrëdhënieve me publikun.

Safiola, gjithashtu është angazhuar si anëtare e grupit të punës për botimin e historikut “Universiteti i Sporteve të Tiranës: 60 vjet Histori Suksesi”, anëtare për botimin e broshurës informuese të Projektit SPEED: “Profesionet e Sportit : Arsimim, Punësim, Zhvillim në Rajonin e Ballkanit” si dhe vazhdon të jetë anëtare e bordit editorial të revistës periodike informative e promovuese FOKUS në Universitetin e Sporteve të Tiranës. Ajo ka qënë anëtare e bordit organizativ të Konferencave Ndërkombëtare të Shkencave Sportive: ICSS 2014 , ICSS 2017, ICSS 2019.

Në maj 2021, Safiola u zgjodh nga Senati Akademik i Universitetit të Sporteve të Tiranës si anëtare e Komisionit të Mbarëvajtjes së Veprimtarisë dhe Marrëdhënieve me Studentët.

Zotëron gjuhën italiane, angleze dhe gjermane.

SEKTORËT
Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun
Sektori i Karrierës, Alumnit dhe Marrëdhënieve me Studentët

KONTAKT
Nr. Tel. +355 4 2226652
E-mail sshabanaj@ust.edu.al