Titulli i projektit: Aftësi sipërmarrëse për një arsim modern në Shqipëri
Akronimi i Projektit: EntrAl
Projekti EntrAL synon rritjen e ndërgjegjësimit sipërmarrës në Institucionet Arsimore Shqiptare (IAL dhe shkolla) për të mbështetur aftësitë e të diplomuarve që përputhen me kërkesat e jetës së punës dhe shoqërisë moderne.
Objektivi i përgjithshëm
Objektivi i përgjithshëm i projektit është të rrisë ndërgjegjësimin sipërmarrës në Institucionet Arsimore Shqiptare (IAL dhe shkolla) për të mbështetur aftësitë e të diplomuarve që përputhen me kërkesat e tregut së punës dhe shoqërisë moderne. Për këtë arsye projekti synon të sjellë një mendim sipërmarrës në nivelet universitare dhe shkollore duke inkurajuar metodat e mësimdhënies sipërmarrëse, të ushqejë sjelljen sipërmarrëse nga studentët dhe të mbështesë krijimin e ndërmarrjeve të reja.
Objektivat specifike
- Implementimi i sipërmarrjes në qendrat ekzistuese U3M-AL dhe TEAVET për procesin e kualifikimit të mësuesve gjatë gjithë jetës dhe misionin e tretë në përputhje me nevojat e mësuesve
- Shfrytëzimi i qendrave të specializuara të krijuara të trajnimit të mësuesve në përputhje me nevojat e MASH për të rritur mendjen sipërmarrëse në nivelin kombëtar përmes trajnimit të akredituar të mësuesve në sipermarrje
- Rritja e mendimit sipërmarrëse në nivelin institucional përmes trajnimit të mësuesve dhe kampit të sipërmarrjes
- Vendosja e ekspertizës dhe standardit të ri të trajnimit të mësuesve në sipërmarrjen në universitetet dhe shkollat shqiptare përmes organizimit të seminareve në universitetet shqiptare dhe vizitave trajnuese në universitetet evropiane
- Zhvillimi i një kursi trajnimi për mësuesit dhe një kampi për studentët duke përdorur metodologjitë shkencore, çështjet pedagogjike, etikën dhe përdorimin e TIK në mësim
- Aplikim për kreditë në një kurs trajnimi me 2 kredite dhe percaktimi i mjeteve për të mbështetur procesin e trajnimit dhe kursit
- Zhvillimi i strukturave dixhitale (tableta, mirëmbajtja e pajisjeve ekzistuese, aparati fotografik, etj) në universitetet shqiptare që mbështesin aktivitete sipërmarrëse për kualifikimin e mësuesve dhe aftësitë e tyre të të mësuarit gjatë gjithë jetës
Rezultatet e projektit
- Raporti i analizës së nevojave
- Material mësimor, planprogram, ILO i kurseve mbi sipermarrjen
- Memorandumi i mirëkuptimit që formon Rrjetin Sipërmarrës Shqiptar midis universiteteve partnere
- Kursi pilot në sipermarrje për mësuesit e universitetit
- Kursi pilot në sipermarrësi për mësuesit parauniversitar
- Kurs pilot për sipërmarrjen për studentët
- Manual mbi pedagogjinë dhe metodat e mësimdhënies mbi sipërmarrjen
- Konferencë ndërkombëtare
Newsletter No. 1
Newsletter No. 2
Newsletter No. 3
Newsletter No. 4