Microsoft Teams

Microsoft Teams është një platformë digjitale komunikimi dhe bashkëpunimi, e integruar në paketën Microsoft 365 Education, e cila u mundëson studentëve dhe pedagogëve të zhvillojnë aktivitete mësimore dhe akademike në distancë.

Përmes Microsoft Teams, studentët mund të marrin pjesë në leksione dhe seminare online, të komunikojnë me pedagogët, të shkëmbejnë dokumente dhe materiale mësimore, si dhe të bashkëpunojnë në grupe pune.

Platforma ofron funksionalitete për:

  • Organizimin dhe pjesëmarrjen në takime dhe aktivitete mësimore online.

  • Komunikimin individual dhe në grup ndërmjet studentëve dhe pedagogëve.

  • Shpërndarjen e materialeve dhe dokumenteve akademike.

  • Bashkëpunimin në kohë reale për detyra dhe projekte mësimore.

  • Planifikimin dhe koordinimin e aktiviteteve akademike.

Studentët mund të aksesojnë Microsoft Teams duke përdorur adresën dhe kredencialet e tyre institucionale.

🎥 Aksesimi i Microsoft Teams: Shiko udhëzuesin