Universiteti i Sporteve të Tiranës ofron mbështetje teknike për studentët lidhur me aksesimin, konfigurimin dhe përdorimin e shërbimeve dhe platformave digjitale institucionale.
Shërbimi Helpdesk synon të asistojë studentët në identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike, duke mundësuar përdorimin sa më efikas dhe të pandërprerë të sistemeve elektronike të universitetit.
Studentët mund të kërkojnë asistencë për:
-
Probleme me aksesimin e postës elektronike institucionale.
-
Vështirësi gjatë hyrjes në Microsoft 365 dhe Microsoft Teams.
-
Probleme me autentikimin me shumë faktorë (MFA).
-
Probleme teknike gjatë përdorimit të platformave akademike.
-
Raportimin e aktiviteteve të dyshimta ose incidenteve të sigurisë kibernetike.
-
Çështje të tjera që lidhen me shërbimet IT të ofruara nga universiteti.
Për asistencë teknike, studentët mund të kontaktojnë në adresën zyrtare: helpdesk@ust.edu.al
Gjatë kërkesës për asistencë, ju lutem të përshkruani qartë problematikën tuaj dhe, kur është e nevojshme, të bashkëngjitet një pamje e problemit të shfaqur, pa përfshirë fjalëkalime, kode verifikimi ose informacione të tjera konfidenciale.
