E-PHYSIO Project 


Titulli i projektit :
Modernizimi i edukimit në fizioterapi për nivelin Bachelor në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes Ideve Inovative dhe Teknologjisë Dixhitale

Akronimi i Projektit : E-PHYSIO

PROJEKTI E-PHYSIO është një Projekt Erasmus+ për Ngritjen e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë, i udhëhequr nga Universiteti i Mjekwsisw dhe Farmacisw nw Kraiova (UMFCV), Rumani.
Konsorciumi ka 8 partnerë nga të cilët 4 janë IAL nga Ballkani Perëndimor, dhe 4 IAL partnere nga vendet e programit dhe institucionet e vendeve partnere konkretisht: Rumania, Bullgaria dhe Turqia.
Projekti është planifikuar të zgjasë 2 vjet.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit E-PHYSIO është rritja e njohurive teorike, aftësive dhe kompetencave në lidhje me telerehabilitimin për studentët dhe stafin akademik në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor.

Objektivat specifike të projektit:

  • Rritja e njohurive, aftësive dhe kompetencave teorike në lidhje me telerehabilitimin për studentët dhe stafin akademik në IAL-të pjesëmarrëse të Ballkanit Perendimor.
  • Të forcojë kapacitetin e organizatave partnere të Ballkanit Perendimor për të modernizuar sistemet e tyre të arsimit të lartë dhe për t'iu përgjigjur sfidave aktuale në tregun e punës duke zbatuar qasjet e telerehabilitimit në nivel organizativ universitar.
  • Të forcojë kapacitetin e organizatave partnere për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe ndërrajonal duke ofruar ekspertizë evropiane, udhëzime, shembuj dhe rekomandime të praktikave më të mira për të harmonizuar kurrikulën universitare të lidhur me telerehabilitimin në BE dhe R1.

Rezultatet e projektit:

  • Një kurrikulë e re dhe një kurs online Telerehabilitimi, i përfshirë në një platformë e-learning.
  • Futja e elementeve novatore në kurrikulat ekzistuese për disiplina të ndryshme klinike si protokollet e rehabilitimit dhe videot.
  • Zhvillimi i një hapësire virtuale që do të funksionojë si një platformë telerehabilitimi për faza praktike virtuale.
  • Edukimi dhe certifikimi online: - nr. e nxënësve dhe staf akademik pjesëmarrës në edukimin online (min. 350 nxënës dhe 40 staf akademik).

Thirrje e hapur për blerje pajisjesh për PROJEKTIN E-PHYSIO 101128600. Për më tepër klikoni këtu .