Microsoft 365 Education

Studentët e Universitetit të Sporteve të Tiranës kanë mundësi të përdorin paketën Microsoft 365 Education, përmes licencës së ofruar nga universiteti, e cila ofron akses në aplikacione dhe shërbime digjitale të bazuara në teknologjinë cloud, për të mbështetur procesin mësimor, komunikimin dhe bashkëpunimin akademik.

Platforma mundëson krijimin, redaktimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e dokumenteve në mënyrë elektronike, si dhe bashkëpunimin ndërmjet studentëve dhe pedagogëve.

Disa nga shërbimet kryesore janë:

  • Outlook Web: Për komunikimin nëpërmjet postës elektronike institucionale.

  • Microsoft Word Online: Për krijimin dhe redaktimin e dokumenteve akademike.

  • Microsoft Excel Online: Për përpunimin dhe analizimin e të dhënave.

  • Microsoft PowerPoint Online: Për përgatitjen e prezantimeve.

  • Microsoft OneDrive: Për ruajtjen dhe shpërndarjen e dokumenteve në cloud.

  • Microsoft SharePoint: Për bashkëpunimin dhe menaxhimin e dokumenteve elektronike.

Aksesi në këto shërbime realizohet nëpërmjet llogarisë institucionale të studentit.

🌐 Aksesimi i platformës Microsoft 365: https://www.microsoft365.com