Programi i transparencës



Rreth autoritetit
  • Struktura organizative/ Organigrama
    • Organigrama
    • Organigrama dhe Statistika
  • Struktura e pagave
    • Viti 2024
    • Viti 2025
  • Funksionet dhe detyrat e institucionit publik të arsimit të lartë si dhe njësive përbërëse të tij (bazuar në ligjin 80/2015)
    Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe në Statutin e Universitetit të Sporteve të Tiranës, UST është një universitet publik me status të vecantë, që ofron një gamë të plotë të programeve bachelor, master dhe studime doktorale. Universiteti kontribuon në zhvillimin e shoqërisë përmes tri shtyllave të misionit të arsimit të lartë publik: kërkim shkencor, edukim promovim të sporteve elitare si dhe shërbim ndaj publikut, që vazhdimisht e pasurojnë dhe e informojnë njëra tjetrën. UST ofron edukim me në qendër studentin si dhe nxit rritjen personale dhe intelektuale për të përgatitur student për karrierë produktive dhe qytetare, të përgjegjshëm në një shoqëri globale.Funksionet dhe detyrat e Universitetit të Sporteve të Tiranës janë këto:
    • Të sigurojë formimin universitar cilësor të studentëve e të specialistëve në të tria ciklet e studimit në përputhje me standartet kombëtare dhe ndërkombëtare;
    • Të integrojë mësimdhënien me kërkiminshkencor;
    • Të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar nëfushën e arsimit të lartë;
    • Të sigurojë kualifikimin e punonjësve akademikë e shkencorë në fushën e edukimit fizik, shëndetësor dhe të sporteve, veprimtarisë fizike, shëndetit, rekreacionit, turizmit, menaxhimit sportiv dhe rehabilitimit;
    • Të sigurojë nxitjen e kërkimeve e të studimeve në fushën e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv, veprimtarisë fizike, shëndetit, rekreacionit, turizmit, menaxhimit sportive e rehabilitimit;
    • Të sigurojë thellimin e kualifikimit profesional e shkencor të specialistëve të lartë në këto fusha;
    • Të sigurojë ofrimin e shërbimeve për të tretët dhe konsulenca në këto fusha;
    • Të sigurojë përgatitjen dhë stërvitjen e sportistëve elitarë nëpërmjet ofrimit të metodave më të avancuara të teorive dhe praktikave stërvitore;
    • Të ofrojë mundësi të barabarta për të përfituarnga arsimi i lartë dhe të mësuarit gjatë të gjithë jetës;
  • CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të AP (Rektori , Administratori) ,përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat  e tyre (Rektori , Administratori );
  • Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime
    • Procedurat e Marrjes së Vendimeve nga Funksionarët e Lartë të Universitetit
      Marrja e vendimeve në Universitetin e Sporteve të Tiranës realizohet në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, duke garantuar ligjshmëri, transparencë dhe përgjegjshmëri institucionale.
      Kuadri ligjor dhe rregullator
      Vendimmarrja mbështetet në:
      • Ligjin për arsimin e lartë dhe aktte nënligjore në zbatim të tij;
      • Ligji nr.8480, date 27.5.1999 “Per funksionimin e organeve kolegjiale te administrates shteterore dhe enteve publike”
      • Statutin e Universitetit;
      • Rregulloret e brendshme;
      • Vendimet e organeve kolegjiale drejtuese.
      Organet vendimmarrëse
      Vendimet merren nga organet kompetente të Universitetit, përkatësisht:
      • Senati Akademik, i cili vendos për çështje akademike, kërkimin shkencor dhe zhvillimin institucional;
      • Bordi i Administrimit, përgjegjës për çështjet financiare, buxhetin dhe administrimin e burimeve;
      • Rektorati diskuton dhe merr vendime në lidhje me cështjet kryesore të funksionimit të UST-së;
      • Asambleja e personelit akademik e cila merr në analizë aktivitetin e fakultetit dhe të autoriteteve të tij;
      • Dekanati që marrin vendime në nivel njësish  kryesore
      Procesi i marrjes së vendimeve
      Procesi i vendimmarrjes zhvillohet sipas këtyre hapave:
      1. Identifikimi i nevojës ose problematikës;
      2. Hartimi i propozimeve nga strukturat përkatëse ose grupe pune;
      3. Konsultimi me njësitë akademike dhe administrative;
      4. Shqyrtimi i propozimit nga organi kompetent;
      5. Diskutimi dhe miratimi përmes votimit;
      6. Zbatimi i vendimit nga strukturat përgjegjëse.
      Parimet e transparencës dhe përgjegjshmërisë
      Gjatë gjithë procesit të vendimmarrjes respektohen parimet e:
    • ligjshmërisë;
    • transparencës;
    • kolegjialitetit;
    • barazisë dhe paanshmërisë;
    • shmangies së konfliktit të interesit.
  • Vendimmarrja e AP (vendime, rekomandime/urdhra etj)
  • Procedura/mekanizma bërjen e ankesave dhe kërkesave në lidhje me mosveprimet e drejtuesve/organeve drejtuese të arsimit të lartë (përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave - Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
    Në rregulloren e brendshme të punës “Për organizimin dhe funksionimin e administratës së Rektoratit të Universitetit të Sporteve të Tiranës” në nenin 37 “Dhënia e Informacionit Zyrtar” përcaktohen procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesa dhe ankesa.
    Universiteti i Sporteve të Tiranës garanton të drejtën e informimit të qytetarëve, në zbatim të parimeve të transparencës, llogaridhënies dhe shërbimit ndaj publikut, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit.
    E drejta për të kërkuar informacion
    Çdo shtetas ka të drejtë t’i drejtohet Universitetit të Sporteve të Tiranës me kërkesa për informacion zyrtar, si dhe me kërkesa apo ankesa lidhur me veprimtarinë e institucionit. Universiteti ka detyrimin t’i shqyrtojë dhe t’u përgjigjet këtyre kërkesave brenda afateve ligjore.
    Regjistrimi dhe administrimi i kërkesave për informacion
    Të gjitha kërkesat për informacion:
    • regjistrohen në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve të UST-së;
    • trajtohen nga Koordinatori për të Drejtën e Informimit, i cili siguron zbatimin korrekt të procedurave sipas ligjit për të drejtën e informimit.
    Ky proces garanton gjurmueshmëri, korrektësi dhe trajtim të barabartë të çdo kërkese.
    Trajtimi i kërkesave dhe ankesave të tjera
    Kërkesat dhe ankesat që nuk kanë si objekt informacionin zyrtar trajtohen nga Rektori I cili nëpërmjet Asistentit të tij:
    • ndjek mbarëvajtjen e trajtimit të tyre;
    • verifikon përmbajtjen dhe problematikat e paraqitura;
    • bën klasifikimin sipas natyrës së kërkesës ose ankesës.
    Përcjellja në strukturat përgjegjëse
    Pas verifikimit dhe klasifikimit, kërkesat dhe ankesat përcillen, nëpërmjet sektorit të protokoll-arkivës, pranë strukturave përkatëse të Universitetit për shqyrtim dhe trajtim, sipas fushës së kompetencës.
    Afatet e përgjigjes
    Strukturat përgjegjëse janë të detyruara t’u japin përgjigje qytetarëve për kërkesat dhe ankesat e tyre jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë nga data e marrjes dijeni të kërkesës ose ankesës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
    Garancia e transparencës dhe llogaridhënies
    Zbatimi i kësaj procedure siguron:
    • respektimin e së drejtës për informim;
    • rritjen e transparencës institucionale;
    • përmirësimin e komunikimit me publikun;
    • forcimin e besimit të qytetarëve ndaj Universitetit të Sporteve të Tiranës.
    Adresat/ kërkesat mund të bëhen fizikisht pranë UST-së në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë ose të dërgohen nëpërmjet postës elektronike contact@ust.edu.al.
    •  


Kuadri ligjor rregullator dhe integrimi evropian

Tekstet e plota
  • Legjislacioni ndërkombëtar 
  • Legjislacioni kombëtar
  • Informacion mbi procesin e integrimit evropian
    • Dokumente strategjike për integrimin evropian
    • Raportime mbi zbatimin e detyrimeve ne procesin e integrimit evropian
    • Raporte monitorimi, auditimi dhe vlerësimi nga ana e Komisionit Evropian
    • Dokumente të tjera mbi procesin e integrimit evropian
  • Akte nënligjore
  • Rregullore 
  • Kodi i sjelljes
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma, apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit
  • Strategji
    • Plani strategjik i zhvillimit i Universitetit të Sporteve të Tiranës 2021-2026 .
    • Strategjia e Ndërkombëtarizimit 2024-2028
    • Strategjia e Kërkimit Shkencor në UST 2020-2025
  • Raport Vjetor i veprimtarisë së institucionit të arsimit të lartë
    • Raporti Vjetor 2025
    • Raporti Vjetor Viti Akademik 2023-2024  
    • Raporti Vjetor 2022
    • Raporti Vjetor 2021
  • Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e AP dhe që prek publikun  


E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar

Mekanizmat kontrollues dhe
monitorues që veprojnë mbi UST
  • Planet strategjike të punës
    • Plani-Strategjik 2021-2026  
  • Raporte monitorimi/auditimi
  • Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së institucioneve të arsimit të lartë.
    • 2025
    • 2024
    • 2023 
    • 2022 
    • 2021

Informacion mbi buxhetin dhe të
dhënat financiare të UST
  • Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara
    • Pasqyrat e PBA 2023 - 2025.pdf
    • Pasqyrat e PBA 2026 - 2028.pdf
  • Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
    • Viti 2022
    • Evidenca e realizimit të buxhetit për vitin 2024
    • Evidenca e realizimit të buxhetit për vitin 2025
    • Anekset e Monitorimit për vitin 2025
  • Donacione, sponsorizime
    • Evidenca e realizimit të financimeve nga projektet e huaja 2025
  • Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licensuara
    • Detyrimet prapambetura Janar - Dhjetor 2022
    • Detyrimet prapambetura Janar - Dhjetor 2023
    • Detyrimet prapambetura Janar - Dhjetor 2024
    • Detyrimet prapambetura Janar - Dhjetor 2025

Informacion për procedurat e prokurimit/
procedurat konkurruese të
koncesionit/partneritetit publik privat të UST
  • Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
    • Viti 2025
    • Viti 2022
  • Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik
    • Viti 2025
    • Viti 2022
  • Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
    • Viti 2025 
    • Viti 2022
  • Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
    • Viti 2025 

Shërbimet që ofrohen nga UST
  • Lista e shërbimeve që ofron UST përfshirë
    • Tarifat përkatëse 
    • Formular aplikimi
    • Afati kohor
    • Procedure ankimimi
    • Standardet për cilësinë e shërbimit
Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
lidhur me procesin e hartimit të akteve
ligjore/nënligjore, politikave publike apo në
lidhje me ushtrimin e funksioneve të UST
  • Njoftimi dhe konsultimi publik

  • Planet vjetore te organeve publike që lidhen me procesin e vendimmarrjes

  • Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi

  • Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve

  • Raportet vjetore për transparencën ne procesin e vendimmarrjes

  • Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të UST

  • Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik
    Znj. Pranvera LOZI (DINGU)
    Adresë postare
    Rruga "Muhamet Gjollesha", Tiranë
    Adresë elektronike
    plozi@ust.edu.al 

  •  

Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit,
llojet dhe format e dokumenteve
  • Lista e dokumenteve që administrohen nga UST me afatet e ruajtjes
    • Viti 2023
    • Viti 2026
  • Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike,audio,video,foto)
    • Viti 2023
    • Viti 2024
    • Viti 2025
      Viti 2026

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
  • Regjistri tip i kërkesave dhe përgjigjeve  .
  • Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve për vitin 2026 .
  • Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve për vitin 2025 .
    • Përditësimi i fundit datë 05.01.2026.
    • Për muajin Tetor 2025, nuk ka kërkesa për informacion.
    • Për muajin Janar, Shkurt , Mars, Prill, Maj, Qershor, Gusht, Shtator 2025, nuk ka kërkesa për informacion.  
  • Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve për vitin 2024 .
  • Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve për vitin 2023 .

Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga UST

  • Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga UST
    • Ndihma financiare viti 2024
    • Ndihma financiare viti 2025
  • Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve 
    • 2025
    • 2024
    • 2023  
    • 2022
    • 2021 
  • Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore / subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim
    • Procedura dhe dokumentacioni për përfitim burse, përjashtim nga tarifa, reduktim 50% nga tarifa e shkollimit ;
  • Procedura e ankimimit
    Sipas vendimit nr.903, date 21.12.2016 “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”i ndryshuar,  si dhe vendimit nr. 269 datë 29.03.2017 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, i ndryshuar, vendimin mbi miratimin e bursave financiare dhe përjashtimin nga tarifa vjetore e shkollimit, për studentët të cilët përmbushin kriteret për përfitimin e tyre, e merr Bordi i Administrimit i Universitetit.  Vendimet e Bordit të Administrimit për miratimin e bursave financiare dhe miratimin e përjashtimit nga tarifat, bëhen publike dhe ankimohen sipas parashikimeve ligjore në fuqi. Në rast ankesash për mos/përfitimin e bursës apo përjashtimin nga tarifa vjetore e shkollimit, ngrihet një Komision për Shqyrtimin e Ankesave. Komisioni vepron në bazë të ankesave të studentëve dhe vendimet i merr në pajtueshmëri me Kodin e Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë dhe Statutin e Universitetit të Sporteve të Tiranës.

Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe
ato që gjykohen të dobishme për publikim nga UST