Mbështetja teknike (HelpDesk)

Universiteti i Sporteve të Tiranës ofron mbështetje teknike për studentët lidhur me aksesimin, konfigurimin dhe përdorimin e shërbimeve dhe platformave digjitale institucionale.

Shërbimi Helpdesk synon të asistojë studentët në identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike, duke mundësuar përdorimin sa më efikas dhe të pandërprerë të sistemeve elektronike të universitetit.

Studentët mund të kërkojnë asistencë për:

  • Probleme me aksesimin e postës elektronike institucionale.

  • Vështirësi gjatë hyrjes në Microsoft 365 dhe Microsoft Teams.

  • Probleme me autentikimin me shumë faktorë (MFA).

  • Probleme teknike gjatë përdorimit të platformave akademike.

  • Raportimin e aktiviteteve të dyshimta ose incidenteve të sigurisë kibernetike.

  • Çështje të tjera që lidhen me shërbimet IT të ofruara nga universiteti.

Për asistencë teknike, studentët mund të kontaktojnë në adresën zyrtare: helpdesk@ust.edu.al 

Gjatë kërkesës për asistencë, ju lutem të përshkruani qartë problematikën tuaj dhe, kur është e nevojshme, të bashkëngjitet një pamje e problemit të shfaqur, pa përfshirë fjalëkalime, kode verifikimi ose informacione të tjera konfidenciale.