Gjurmimi i studentëve

GJURMIMI I STUDENTËVE NË UST

Në Universitetin e Sporteve të Tiranës funksionon Sektori i Karrierës, Alumnit dhe Marrëdhënieve me Studentët pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë, Publikut dhe Studentëve, i cili realizon procesin e gjurmimit dhe krijimin e një database me të dhënat e studentëve që diplomohen në programet tona të studimit, duke ofruar kështu informacione të përditësuara lidhur me shume aspekte të zhvillimit të karrierës.

Ky proces është i rëndësishëm dhe konsiston në realizimin e një anketimi me studentët e diplomuar mbi integrimin e tyre në tregun e punës nëpërmjet :

  • Marrjes në telefon;
  • Dërgimit të emailit;
  • Plotësimit të pyetësorit të publikuar online

Pyetësori nëpërmjet të cilit gjurmohen studentët në UST është https://forms.gle/4nhHEXz7mF2QgK317

Të dhënat e mbledhura nga Sektori i Karrierës, Alumnit dhe Marrëdhënieve me Studentët mbi punësimin e të diplomuarve gjatë përfundimit të programeve të studimit në UST, analizohen duke evidentuar kështu fushat, të cilat janë më të kërkuara në tregun e punës.

Gjurmimi i studentëve në UST ndihmon gjithashtu edhe në :

Raportimin dhe përdorimin e të dhënave për të përmirësuar programet e studimit dhe për të krijuar strategji më të mira për studentët në të ardhmen.
Organizimin e aktiviteteve të zhvillimit të karrierës si panaire pune ose seminare me profesionistë të fushave të ndryshme për të ndihmuar studentët aktual dhe ata të diplomuar të gjejnë mundësi të reja punësimi;
Krijimin e lidhjeve midis studentëve të diplomuar dhe profesionistëve të operatorëve ekonomik për të lehtësuar integrimin e tyre në tregun e punës.