UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS aplikon dy procedura të konfirmimeve:
- Procedura e thjeshtë / personale;
- Procedura zyrtare.
PROCEDURAT E KONFIRMIMEVE TË THJESHTA / PERSONALE
Kjo procedurë kryhet në rastin kur personat e interesuar kërkojnë konfirmimin e dokumentave shkollor të lëshuar më parë nga Universiteti i Sporteve të Tiranës – me vërtetim auticiteti nga Rektori i UST.
Dokumentat që verifikohen duhet të jenë të lëshuar nga njësitë kryesore të UST:
- Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes;
- Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit;
- Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit.
Universiteti i Sporteve të Tiranës verifikon këto dokumente:
- Diplomë;
- Listë notash;
- Program Mësimor (Lëndor);
- Suplement diplome;
- Vërtetime.
Pagesa për këtë procedurë është 1000 lek kryhet pranë çdo banke të nivelit të dytë (Kliko për faturën).
Kjo procedurë konfirmimi zgjat 5-10 ditë pune.
Procedura kryhet fizikisht duke u paraqitur pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikut dhe duke dorëzuar dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesën për konfirmim (Kliko për kërkesën);
- Mandat pagesa e tarifës përkatëse.
- Fotokopje e kartës së identitetit të personit aplikues;
- Dokumentat përkatës që do të konfirmohen.
PROCEDURA E KONFIRMIMEVE ZYRTARE
Kjo procedurë kryhet në rastin kur personat e interesuar, kërkojnë që dokumentet e tyre shkollor të verifikohen dhe të dërgohen në mënyrë zyrtare nga Universiteti i Sporteve të Tiranës në adresë të institucioneve të huaja ku ata aplikojnë.
Dokumentat që verifikohen duhet të jenë të lëshuar nga njësitë kryesore të UST:
- Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes;
- Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit;
- Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit.
Universiteti i Sporteve të Tiranës verifikon këto dokumente:
- Diplomë;
- Listë notash;
- Program Mësimor (Lëndor);
- Suplement diplome;
- Vërtetime.
Pagesa për këtë procedurë është 5000 lek dhe kryhet pranë çdo banke të nivelit të dytë (Kliko këtu për faturën).
Procedura kryhet fizikisht duke u paraqitur pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikut dhe duke dorëzuar dokumentacionin e mëposhtëm.
- Kërkesën për konfirmim (Kliko për kërkesën)
- Mandat pagesa e tarifës përkatëse
- Fotokopje e kartës së identitetit të përsonit aplikues;
- Dokumentat përkatës që do të konfirmohen.
- Adresën e saktë / emailin zyrtar / sistemin ku do dërgohet dokumentacioni.
Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të legalizojnë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dokumentet e tyre shkollore, duhet të kryejnë më parë procedurën e konfirmimit të dokumenteve pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës.
*UST nuk merr përsipër përkthimin apo legalizimin në MEPJ, nëse kjo i nevojitet aplikantit, ai e realizon vet këtë procedurë.
Dokumentacioni i konfirmuar shkollor dërgohet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Me zarf të mbyllur në adresën përkatëse të vendosur në kërkesën e aplikantit nëpërmjet Postës Shqiptare.
- Në adresën zyrtare të emailit të institucionit / kompanisë, ku ish-studenti ka aplikuar.
- Në sistemin përkatës së institucionit / kompanisë, ku ish-studenti ka aplikuar.
Kjo procedura e konfirmimit zgjat 20-30 ditë pune.