Delegacioni i UST-së, i kryesuar nga Rektori Prof. Dr. Agron KASA dhe me pjesëmarrjen e Zv/Rektorit Prof.Asoc. Fisnik BROVINA, Dekanit të Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit Prof.Asoc. Ferdinand MARA dhe Drejtorit të Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit Prof.Asoc. Arben KAÇURRI, realizoi një vizitë zyrtare pranë Fakultetit të Sportit dhe Edukimit Fizik të UNIVERSITETIT TË MALIT TË ZI.
Gjatë vizitës zyrtare Rektori Prof. Dr. KASA dhe Dekani Prof.Dr. Rasid HADZIC rinovuan marrëveshjen e bashkëpunimit, si dhe diskutuan mundësitë për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve kërkimore-shkencore me interesa e qellime të përbashkëta.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *