Regjistrimi i kandidatëve fitues të Raundit I – Faza II në ciklin e parë të studimeve BACHELOR (viti akademik 2014-2015) me kohë të plotë në Universitetin e Sporteve të Tiranës do të kryhet nga data 1-7 TETOR 2014 ora 8:00 – 15:00. Studenti duhet të regjistrohet FILLIMISHT në hapesirën didaktike elektronike të UST. Regjistrimi mund të kryhet kudo, nga çdo kompjuter, që ka akses në internet.
Regjistrimi në hapesirën didaktike elektronike në UST do të kryhet tek Salla e Konferencave ku do t’ju vijnë në ndihmë 2 laborantët.
KUJDES: Lexoni fillimisht me vëmëndje Manualin e Regjistrimit online pastaj regjistrohuni. Vendosni të dhëna të sakta dhe me kujdes. Mbani mend të dhënat e Login pasi llogaria do të përdoret edhe në vazhdim. Mbasi të kryeni regjistrimin në hapesirën didaktike elektronike të UST-së duhet të printoni DEKLARATËN.
Për të filluar regjistrimin klikoni këtu.
Dorëzimi i dokumentave tek Dega e Informacionit Studentor dhe Regjistrimeve e UST-së do të bëhet nga data 1-7 TETOR 2014 ora 8:00 – 18:00 (të shtunë dhe të diel 8:00 – 13:00). Dokumentat që duhet të dorëzohen janë :
- i. Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit, (e pa noterizuar);
- ii. 2 fotografi personale;
- iii. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të UST-së;
- iv. Deklaratën e paraqitur, e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarise mesimore dhe kundërfirmoset nga kjo e fundit.
- v. Deklarata (që duhet të printohet në përfundim të regjistrimit në hapesirën didaktike elektronike të UST)Personat e kontaktit në UST:
Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes – Mimoza Kristo
Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit – Marlind Beli
Pas regjistrimit studenti është i detyruar të derdhi tarifën e shkollimit nga data 1-7 TETOR 2014 në vlerën e 35.000 lekë, pagesë të cilën mund ta bëjë pranë çdo banke dhe zyre të Postës Shqiptare. Studenti duhet të dorëzojë në Drejtorinë e Financës dhe Buxhetit, UST një kopje të mandat pagesës.