Procedura e konfirmimeve

UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS aplikon dy procedura të konfirmimeve:

  • Procedura e thjeshtë / personale;
  • Procedura zyrtare.


PROCEDURAT E KONFIRMIMEVE TË THJESHTA / PERSONALE
Kjo procedurë kryhet në rastin kur personat e interesuar kërkojnë konfirmimin e dokumentave shkollor të lëshuar më parë nga Universiteti i Sporteve të Tiranës – me vërtetim auticiteti nga Rektori i UST.

Dokumentat që verifikohen duhet të jenë të lëshuar nga njësitë kryesore të UST:

  • Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes;
  • Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit;
  • Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit.

Universiteti i Sporteve të Tiranës verifikon këto dokumente:

  • Diplomë;
  • Listë notash;
  • Program Mësimor (Lëndor);
  • Suplement diplome;
  • Vërtetime.

Pagesa për këtë procedurë është 1000 lek kryhet pranë çdo banke të nivelit të dytë (Kliko  për faturën).
Kjo procedurë konfirmimi zgjat 5-10 ditë pune.
Procedura kryhet fizikisht duke u paraqitur pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikut dhe duke dorëzuar dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kërkesën për konfirmim (Kliko  për kërkesën);
  • Mandat pagesa e tarifës përkatëse.
  • Fotokopje e kartës së identitetit të personit aplikues;
  • Dokumentat përkatës që do të konfirmohen.


PROCEDURA E KONFIRMIMEVE ZYRTARE
Kjo procedurë kryhet në rastin kur personat e interesuar, kërkojnë që dokumentet e tyre shkollor të verifikohen dhe të dërgohen në mënyrë zyrtare nga Universiteti i Sporteve të Tiranës në adresë të institucioneve të huaja ku ata aplikojnë.

Dokumentat që verifikohen duhet të jenë të lëshuar nga njësitë kryesore të UST:

  • Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes;
  • Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit;
  • Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit.

Universiteti i Sporteve të Tiranës verifikon këto dokumente:

  • Diplomë;
  • Listë notash;
  • Program Mësimor (Lëndor);
  • Suplement diplome;
  • Vërtetime.

Pagesa për këtë procedurë është 5000 lek dhe kryhet pranë çdo banke të nivelit të dytë (Kliko këtu për faturën).
Procedura kryhet fizikisht duke u paraqitur pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikut dhe duke dorëzuar dokumentacionin e mëposhtëm.

  • Kërkesën për konfirmim (Kliko për kërkesën)
  • Mandat pagesa e tarifës përkatëse
  • Fotokopje e kartës së identitetit të përsonit aplikues;
  • Dokumentat përkatës që do të konfirmohen.
  • Adresën e saktë / emailin zyrtar / sistemin ku do dërgohet dokumentacioni.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të legalizojnë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dokumentet e tyre shkollore, duhet të kryejnë më parë procedurën e konfirmimit të dokumenteve pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës.
*UST nuk merr përsipër përkthimin apo legalizimin në MEPJ, nëse kjo i nevojitet aplikantit, ai e realizon vet këtë procedurë.

Dokumentacioni i konfirmuar shkollor dërgohet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Me zarf të mbyllur në adresën përkatëse të vendosur në kërkesën e aplikantit nëpërmjet Postës Shqiptare.
  • Në adresën zyrtare të emailit të institucionit / kompanisë, ku ish-studenti ka aplikuar.
  • Në sistemin përkatës së institucionit / kompanisë, ku ish-studenti ka aplikuar.

Kjo procedura e konfirmimit zgjat 20-30 ditë pune.