💢 Vazhdon rruga drejt Procesit te Nderkombetarizimit te Universitetit te Sporteve te Tiranes me nje nga partneret e saj kryesore, sic eshte Universiteti Hungarez i Shkencave Sportive.
🔹 Bashkepunimi i ngushte me kete universitetit europian solli ne UST per nje vizite, ne kuader te programit ERASMUS+ te shkembimit te stafit dhe studenteve, Dr. Miklos BANHIDI – staf akademik prane Departamentit te Rekreacionit ne Universitetin Hungarez te Shkencave Sportive.
🔷 Takimin e pare Dr. BANHIDI e zhvilloje pikerisht me studentet e Universitetit te Sporteve te Tiranes ne nje leksion te hapur teper interesant dhe interaktiv.
🔹 Me pas, Dr. BANHIDI u prit nga Rektori i UST-se Prof.Dr. Agron KASA dhe stafi i universitetit, i cili eshte i angazhuar ngushte ne Procesin e Nderkombetarizimit dhe projekteve te perbashketa kerkimore, gjithashtu edhe pjesemarrjes se studenteve ne aktivitete sportive e rekreative ne arenen nderkombetare.
🔷 Java nderkombetare ERASMUS+ e Dr. Miklos BANHIDI-it u mbyll me nje vizite te rendesishme ne 📍Jale, ku studentet e Fakultetit te Veprimtarise Fizike dhe Rekreacionit po zhvillonin modulin “Sporte Ujore-Not”. Dekani i FVFR-se Prof.Dr. Ferdinand MARA dhe stafi akademik i ketij fakulteti diskutuan nga afer me Dr. Banhidi-in mundesite konkrete te bashkepunimit ndermjet Departamentit te Rekreacionit te Universitetit Hungarez te Shkencave Sportive dhe Fakultetit te Veprimtarise Fizike dhe Rekreacionit .

 

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *