Bazuar në Urdhërin Nr.8, datë 30.08.2021 të UST, regjistrimi i kandidatëve fitues në Ciklin e Dytë të Studimeve “Master Profesional” dhe “Master Shkencor” (program i parë) si për Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit ashtu edhe për Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes bëhet pranë Sektorit të Sekretarisë Mësimore Digjitale në datat 5/11/2021 – 12/11/2021 (përjashtim bëjnë datat 6 dhe 7 nëntor). Kandidati duhet të paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar dhe dorëzon tarifën e regjistrimit prej 2000 lekë.