Universiteti i Sporteve të Tiranës i përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Agron KASA dhe World Vision in Albania and Kosovo e përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive Znj. Eljona ELMAZI nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për të mbështetur promovimin e sportit tek fëmijët dhe të rinjtë, si një mënyrë që ndikon pozitivisht në fushën e shëndetit fizik dhe atij mendor.
Përgjatë tre viteve në vijim synohet organizimi i projekteve, aktiviteteve, praktikave profesionale dhe trajnimeve të ndryshme të cilat rrisin angazhimin e fëmijëve dhe të rinjve në sport.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *