Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës Prof.Dr. Agron KASA dhe Rektori i Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Prof. Dr. Bruno GIARDINA formalizuan marrëdhënien ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë me anë të nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi reciprok.
Në qendër të kësaj marrëveshje është bashkëpunimi në nivel akademik dhe atë kërkimor-shkencor në fushat e mjekësisë sportive, edukimit fizik e shëndetit, rehabilitimit e sportit, shkencave të aplikuara të ushtrimit, aktiviteti fizik tek personat me aftësi ndryshe, dopingut etj.
Programe studimi të përbashkëta, shkëmbimi i stafit akademik e kërkimor-shkencor, organizimi i projekteve, forumeve dhe aktiviteteve të tjera ishin po ashtu pjesë e vendosjes së këtij bashkëpunimi reciprok midis dy universiteteve.