Ambasadori Gjerman Z. Peter ZINGRAF, i shoqëruar nga stafi i ambasadës dhe përfaqësues të DAAD realizoi sot një vizitë në UNIVERSITETIN E SPORTEVE TË TIRANËS. Takimin e parë Ambasadori Zingraf e zhvilloi me Rektorin Prof.Dr. Agron KASA dhe anëtarët e Rektoratit të UST-së me fokus: mundësitë e bashkëpunimit për fuqizimin e infrastrukturës së universitetit, shkëmbimin e stafit dhe studentëve, ofrimin e kurseve të gjuhës gjermane dhe internacionalizimi i programeve të studimit. Më pas, Ambasadori Zingraf zhvilloi një takim miqësor me stafin akademik dhe studentët e universitetit, ku dhe ju përgjigj të gjitha pyetje të drejtuara. Vizita e sotme u mbyll me një prezantim të znj.Katharina Franz nga Zyra Gjermane për Shkëmbim Akademik – DAAD, e cila prezantoi mundësitë e studimit, bursave dhe praktikave në Gjermani në programet master, doktorature dhe post-doktorature.