Në kuadër të Projektit të Dixhitalizimit të Bibliotekave, një delegacion i Universitetit të Arteve i përbërë nga Rektori Prof.Dr. Petrit Malaj, Kancelarja Znj. Alma Sinani, Drejtoresha e Bibliotekës Znj. Miranda Bakiasi si dhe Përgjegjës IT Z. Erjon Sulaj vizituan Universitetin e Sporteve të Tiranës. Gjatë këtij takimi u shpreh gadishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve si dhe nevoja e promovimit të projekteve të tilla, si element i rëndësishën në fushën e edukimit. Në fund të takimit delegacioni u njoh dhe me mjediset akademike dhe sportive të Universitetit tonë.