Në kuadër të rishikimit të masterplanit të infrastrukturës dhe investimeve në Universitetit e Sporteve të Tiranës, Rektori Prof.Dr. Agron KASA së bashku me Administratorin Msc. Mirlinda GALUSHI dhe Drejtorin e IKSHS Prof.Asc.Dr. Arben KACURRI realizoi sot një takim tepër frytdhënës me Z. Ilir TREBICKA – Ekspert dhe sipërmarrës i suksesshëm në fushën e ndërtimeve. I pranishëm në këtë takim të rëndësishëm ishte dhe Z. Konstandin SHKURTI – Zv/Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.