UST organizon Konferencën Shkencore me titull “Suplementet dhe Nutraceutikët në Aktivitet Fizik dhe Sport: përdorimi, njohja dhe ndërgjegjësimi i komunitetit fizikisht aktiv për efektet e përdorimit të tyre”
🎯Universiteti i Sporteve të Tiranës organizoi më datë 11 dhjetor 2025, Konferencën Shkencore me titull “Suplementet dhe Nutraceutikët në Aktivitet Fizik dhe Sport: përdorimi, njohja dhe ndërgjegjësimi i komunitetit fizikisht aktiv për efektet e përdorimit të tyre”, në ambientet e Hotel Mondial, Tiranë.
🔗Kjo konferencë përfaqëson një nismë të parë në rang kombëtar, të ndërtuar mbi baza kërkimore shkencore, duke sjellë në një platformë të përbashkët akademikë, profesionistë të sportit, shëndetit dhe mjekësisë, si dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm të kësaj fushe ndërdisiplinore me ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin publik dhe performancën fizike.
🔗Konferenca u organizua në kuadër të zbatimit të projektit kërkimor “Integratorët dhe Nutraceutikët në Aktivitet Fizik dhe Sport: deficiencat, përdorimi, tregtimi dhe njohja e tyre nga komuniteti i sportit në vendin tonë”, që drejtohet nga Universiteti i Sporteve të Tiranës (UST) në bashkëpunim me Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” (UKZKM), i financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), në kuadër të Projekteve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit 2024–2025.
💢Fjalët përshëndetëse në këtë konferencë u mbajtën nga Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës, Prof. Agron Kasa, Zv/Rektori i UKZKM Prof. Dr. Edmond Hajdëri dhe në emër të AKKSHI, nga Drejtoresha e Programeve Kombëtare të AKKSHI, PhD Marsela Robo.
📌Në konferëncë u mbajtën një sërë referimesh nga antarët e grupit kërkimor të cilët  paraqitën të dhënat e përftuara nga zbatimi I projektit: Prof. Dr. Dhurata Bozo, drejtuese e projektit (UST), Prof. As. Dr. Eftiola Pojani dhe Prof.ASc. Dr. Silvi Bozo (UKZKM), dhe Kand. Dr. Bertina Hoxha (UST).
📌Prezantime tematike u paraqitën nga përfaqësues e palë të  tjera që lidhen me këtë fushë kërkimi Prof. Dr. Vjollca Shpata dhe Kand. Dr. Suela Xhufi (UST) MSc. Gerti Metani (Universiteti Europian i Tiranës) dhe MSc. Elda Tomcini (Farmaciste).
🔗Konferenca shërbeu si një platformë e rëndësishme dialogu shkencor dhe bashkëpunimi akademik, duke nxitur zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe promovimin e një qasjeje më të informuar dhe të ndërgjegjshme ndaj përdorimit të suplementeve në sport dhe aktivitet fizik.
🙏🏻Universiteti i Sporteve të Tiranës falënderon të gjithë pjesëmarrësit, bashkëpunëtorët dhe institucionet që mbështetën realizimin e kësaj veprimtarie shkencore, e cila shënon një hap të rëndësishëm në përparimin e kërkimit shkencor në këtë fushë në Shqipëri.