Të nderuar kolegë dhe staf i Universitetit të Sporteve të Tiranës,

Të dashur studentë,

Më lejoni që, me rastin e festave të fundvitit, t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja.

Po lëmë pas një vit të suksesshëm, të mbushur me përpjekje, arritje dhe bashkëpunim.
Përpara nesh na pret një vit i ri, plot sfida dhe përgjegjësi, por edhe mundësi të reja për të çuar më tej misionin dhe detyrën tonë fisnike në shërbim të dijes dhe edukimit.

Këto ditë festash janë një ftesë për t’u ndalur për pak çaste dhe për të shprehur dashurinë, mirënjohjen dhe përkushtimin ndaj njerëzve tanë më të dashur – familjeve dhe të afërmve tanë. Aty gjejmë forcën, paqen shpirtërore dhe frymëzimin për të ëndërruar, projektuar dhe ecur përpara me besim të plotë tek e ardhmja.

Ju uroj me gjithë zemër që tryezat tuaja festive të jenë të mbushura plot me gëzim dhe harmoni.

Edhe një herë, gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri! Qoftë viti i ardhshëm i mbushur me shëndet, sukses dhe arritje për të gjithë ju.

Me respekt,
Prof. Dr. Agron Kasa – Rektor i UST-së