Programi i shkëmbimit të stafit dhe studentëve #ERASMUS+ dhe bashkëpunimi i ngushtë me Universitetin e Aradit “Aurel Vlaicu” sollën në Tiranë, Dekanin e Fakultetit te Edukimit Fizik dhe Sportit të universitetit rumun Prof. Vasile LIviu ANDREI.

🔷 Në takimiN e zhvilluar me Rektorin e UST-së Prof.Dr. Agron KASA dhe Dekanin e Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit Prof.Asc.Dr. Ferdinand MARA, Dekani ANDREI theksoi se bashkëpunimi midis universitetit rumun dhe UST gjatë këtyre viteve ka qenë tepër i suksesshëm dhe siguroi se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe për 5 vitet e ardhshme.
🔷 Rinovimi i marrëveshjes së përbashkët të bashkëpunimit ka për qëllim jo vetëm organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike e kërkimore-shkencore, shkëmbimin e stafit e studentëve por edhe dizenjimin e një programi studimi të përbashkët në nivel masteri.
🔷  Gjatë vizitës së tij, Prof. ANDREI realizoi disa takime pune me stafin e Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit dhe u njoh nga afër me funksionin e laboratorëve të UST-së, veçanërisht me Laboratorin e Fiziologjisë së Ushtrimit – një nga laboratorët më të ri e bashkëkohor në Shqipëri.
 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *