💢 Parku Shkencor Inovativ i UBT-së, në Lipjan-Prishtinë mikpriti në datat 19-20 Korrik 2022, takimin e dytë të drejtuesve dhe përfaqësuesve të universiteteve europiane e ballkanike në kuadër të krijimit të RRJETIT BALLKANIK TË UNIVERSITETEVE PÊR SPORTIN ‼️
🇪🇺 Universiteti i Romës “Foro Italico”, Universiteti i Vienës, Universiteti i Sporteve të Tiranës, Universiteti i Tetovës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Biznesit dhe Teknologjise, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti i Malit të Zi dakortësuan dokumentin final – një memorandum mirëkuptimi, i cili ka si qëllim kryesor krijimin e një konsorciumi të universiteteve për sportin dhe do të zhvillojë e realizojë më tej:
📌aktivitete të përbashkëta sportive e inovative në kuadër të Javës Evropiane të Sportit;
📌kërkim shkencor në kontribut të zhvillimit socio-ekonomik, komunitetit dhe harmonizim rajonal;
📌programe studimi të përbashkëta;

📌hartimin e projekteve dhe aplikimin në thirrjet e programet e Bashkimit Europian.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.