Vizita e Presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës z. WATANABE Morinari, i shoqëruar nga Ambasatori i Japonisë në Tiranë z. TAKADA Mitsuyuki, nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z.Fidel YLLI si dhe nga përfaqësues të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, vizitoi sot Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe u prit në një takim zyrtar nga Rektori Prof.Dr. Agron KASA, i cili shoqërohej nga Drejtori i Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit Prof.Asc.Dr. Arben KACURRI.
Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi i mundësive konkrete të bashkëpunimit, ku fokusi kryesor u përqëndrua në mundësinë e investimeve pranë Palestrës së Gjimnastikës, e cila së shpejti do të ketë parametrat olimpike.
Rektori i UST -së Prof. KASA, e vlerësoi viziten e Presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës dhe ritheksoi projektin e rëndësishëm, i cili synon që në të ardhmen, universiteti ynë të shndërrohet edhe në një kampus olimpik.

Blog Attachment