Universiteti i Sporteve të Tiranës priti sot në një vizitë zyrtare Ministren e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis KUSHI.

📌 Gjatë takimit të parë me pjesëmarrjen e të gjithë stafit të Universitetit, fjalën e hapjes e mbajti Rektori i UST-së Prof.Dr. Agron KASA, i cili theksoi mbështetjen konstante të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në përgjithësi, por dhe të vetë Ministres KUSHI në veçanti, për të arritur të gjitha objektivat që ky Universitet ka në strategjinë e tij të zhvillimit dhe të ndërkombëtarizimit të programeve të studimit.

📌 Ministrja KUSHI në fjalën e saj shpalli hapjen e dy programeve të doktoraturave pranë Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes dhe Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit dhe siguroi mbështetjen e vazhduar të ministrisë që ajo drejton, për bashkëpunime në fushën akademike, të kërkimit shkencor dhe të sportit.

📌 Vizita e saj vijoi me përurimin e Laboratorit të Fiziologjisë së Ushtrimit, një investim ky si rezultat i një projekti të hartuar nga Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit dhe të fituar pranë Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
📌 Në përfundim të vizitës së saj, Ministrja KUSHI realizoi një bashkëbisedim tejet miqësor me studentët e Universitetit dhe me Këshillat e zgjedhura studentore në UST.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *