💢Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës Prof.Dr. Agron KASA së bashku me Dekanin e Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit Prof.Dr. Robert ÇINA po zhvillojnë një vizitë pune në Poloni, në kuadër të proçesit të ndërkombëtarizimit.
🇵🇱✍🏻🇦🇱Gjatë kësaj vizite, Rektori KASA dhe Rektori i Universitetit të Edukimit Fizik “Jozef Pilsudski”, Varshavë Prof. Bartosz MOLIK nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në të cilën u dakortësua:
📌Angazhimi reciprok në fushën akademike, veçanërisht në programe të përbashkëta studimi;
📌Realizimi i projekteve të përbashkëta kërkimore – shkencore në fushën e shkencave sportive;
📌Nxitjen, mbështetjen dhe organizimin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare e publikime) në fusha me interes të dyanshëm;
📌Shkëmbimin e stafit dhe studentëve.



