💢Fondacioni Shqiptaro-Amerikan per Zhvillim (AADF) në bashkëpunim me Institutin Nderkombetar per Edukimin (IIE), organizuan zgjerimin e programit te bursave për akademikët nga Diaspora Shqiptare të titulluar Research Expertise from the Academic Diaspora (Programi READ) me prezencën e Ministres se Arsimit dhe Sportit, znj. Evis KUSHI, të Kryetarit të Bordit te AADF-se, z. Michael D. GRANOFF, bashkë-drejtuesve ekzekutive të AADF, z. Martin MATA dhe z. Aleksandër SARAPULI, te anëtarëve nga Këshillat Këshillimor të Programit READ, te Rektorit te Universitetit te Sporteve te Tiranes Prof.Dr. Agron KASA si dhe përfaqësuesve nga Institucionet e Arsimit të Lartë në të gjithë vendin.
🔸Gjatë ketij eventi të zgjerimit per Programin #READ u prezantuan të dhënat e thirrjeve të para nga aplikimet nga të gjithë Kërkuesit Akademikë në Shqipëri 🇦🇱 dhe Kërkuesit Akademikë që jetojnë në Diasporë.
✍🏻 Gjatë ceremonisë, Bashkëdrejtorët e AADF-se nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin e UNIVERSITETIT TE SPORTEVE TE TIRANES si dhe me Universitete te tjera në Shqipëri si:
▫️ Universiteti Bujqësor i Tiranës
▫️ Universiteti “Aleksander Moisiu”, Durrës
▫️ Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
▫️ Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
▫️ Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
▫️Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
🔹 Ky program synon të sjelli deri në 1️⃣0️⃣0️⃣ studiues të diasporës shqiptare për të punuar me institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri në projekte kërkimore-shkencore, mbikëqyrjen e doktoraturave si zhvillimin e kurrikulës dhe bashkë-mësimdhënien.