⚽️ Pasi ndoqi finalen e zhvilluar në Tiranë të UEFA Europa Conference League dhe triumfin e skuadrës së tij të zemrës AS Roma, ish- futbollisti legjendar roman Francesco TOTTI zgjodhi të vizitojë UNIVERSITETIN E  SPORTEVE TË TIRANËS.
🔹 Rektori, Prof.Dr. Agron KASA vlerësoi vizitën e Francesco TOTTI-it në të vetmin universitet sportesh në Shqipëri dhe falenderoj z. Massimiliano SUGLIA dhe z. Andis NELI që e mundësuan dhe e realizuan këtë takim të shumëpritur.
🔸 Kjo vizitë vjen në kuadër të vendosjes së një ure bashkëpunimi të ngushtë me Shoqatën Ndërkombëtare të Zhvillimit të Futbollit (IFDA) dhe Organziatën Lider në rang botëror për Sportin (GLS)- të cilat kanë për qëllim kryesor promovimin dhe zhvillimin e sportit PADEL, një sport i ri në të cilin marrin pjesë legjendat e futbollit botëror.
🔹Vizita e ish-futbollistit dhe ish-kapitenit italian TOTTI hapi rrugën dhe të organizimit në të ardhmen e një ceremonie për vlerësimin dhe dekorimin e vlerave sportive e shoqërore të Francesco TOTTI-it nga UST.
🔸 Në përfundim të vizitës së tij, Francesco TOTTI ju pergjigj disa pyetjeve të drejtuara nga gezetarët e pranishëm.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.