Përshëndetje të dashur studentë, kolegë, bashkëpunëtorë e partnerë,
Jemi në prag të ndërimit të vitit. Kjo është koha për të festuar dhe reflektuar.


Festa e Vitit të Ri është një moment ku ndalojmë rutinën e përditshme dhe mendojmë për çfarë kaluam dhe kemi bërë gjatë këtij viti që shkoi dhe të atij që është në vigjilje për të ardhur. Kemi kaluar një vit jo të lehtë me shumë problematika por duke punuar së bashku ja kemi dalë që ta mbyllim si një vit të suksesshëm. Është një rast i përshtatshëm për të falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për vite në ekzistencën e institucionit tonë. Duke punuar me përgjegjësinë dhe përkushtimin e të gjithëve kemi arritur të lejmë një gjurmë të rëndësishme të kalimit të Universitetit tonë në një nivel tjetër.
Falenderoj personelin akademik, personelin ndihmës akademik dhe administrativ, studentët tanë, partnerët  dhe të gjithë të tjerët që kanë kontribuar duke përhapur reputacionin e mirë që gëzon universiteti ynë. Festat e fundit të vitit janë një rast i veçantë për të menduar për rëndësinë e të qenit së bashku si një komunitet akademik dhe për të jetuar dhe punuar së bashku me njëri-tjetrin si një bashkësi unike brenda një familjeje më të madhe akademike dhe me qëllimet e ndërsjella të mira të anëtarëve të saj.

 

Prandaj, le të buzëqeshim dhe të jemi miqësorë, jo ​​vetëm në këto momente të çmuara të këtyre festave, por edhe në kohën e zakonshme të vitit. Le të mbajmë pak ndjenja nga këto festa me vehte gjatë gjithë vitit.Këto festa duhet të shërbejnë gjithashtu si një periudhë reflektimi për atë që na pret në vitin që po vjen. Ndryshime transformuese pritet të realizohen gjatë vitit të ardhshëm gjithashtu.

Le të shpresojmë se besimi, mirëkuptimi dhe diskutimet profesionale rreth përmbajtjes së veprimtasisë sonë, rreth zhvillimit dhe cilësisë do të na shoqërojnë në punën tonë.

Le të jetë viti i ardhshëm i pasur me vepra kuptimplotë dhe arritje të rëndësishme dhe çdo ditë të jetë e mbushur me mendime pozitive dhe momente të bukura.

Unë ju përcjell juve përshëndetjet e mia më të ngrohta dhe ju uroj juve dhe familjeve tuaja gëzuar dhe një Vit të Ri të lumtur dhe të suksesshëm.


Miqësisht e Sinqerisht

Agron Kasa

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *