💢 Rektori i UST-së Prof.Dr. Agron KASA, i shoqëruar dhe nga Drejtori i Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit Prof.Asc. Dr. Arben KAÇURRI, u prit në një takim zyrtar nga Presidenti i KOKSH Z. Fidel YLLI dhe Sekretari i Përgjithshëm Z. Gert SHIMA, pikërisht në ambjentet e reja të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
🔶 Ky takim kishte ne fokus :
– vendosjen e nje sinergjie bashkëpunimi reciprok, me të gjithë faktorët që ndihmojnë zhvillimin e sportit në Shqipëri:
– realizimi i workshope-ve për hartimin e nje strategjie zhvilluese e gjithëpërfshirëse të sportit me pjesëmarrjen e gjithë aktorëve si: UST, Ministria e Arsimit dhe Sportit, KOKSH-i dhe federatat sportive;
– projektin e krijimit të një kampusi të sportit elitar në Universitetin e Sporteve të Tiranës, ku ekipet përfaqësuese do të kryejnë stërvitjet e tyre, kontrollin funksional, fizik, biokimik si dhe rehabilitimin e sportistëve të dëmtuar;
– rishikimi i marrëveshjes aktuale të bashkëpunimit duke adresuar projekte konkrete për zhvillimin e sportit në tërësi.