Regjistrimet e studentëve fitues Bachelor (Part-Time) viti akademik 2013-2014 si për Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes ashtu edhe për Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit do të bëhen nga data 24 – 25 tetor 2013. Studenti duhet të regjistrohet online. Regjistrimi mund të kryhet kudo, nga çdo kompjuter, në UST ose edhe jashtë saj. Regjistrimi online në UST do të kryhet në bibliotekën e UST ku do t’ju vijnë në ndihmë laborantet.
KUJDES: Lexoni fillimisht me vëmëndje Manualin e Regjistrimit online pastaj regjistrohuni. Vendosni të dhëna të sakta dhe me kujdes. Mbani mend të dhënat e Login pasi llogaria do të përdoret edhe në vazhdim.
Dorëzimi i dokumentave do të bëhet tek sekretaria mësimore e Universitetit të Sporteve të Tiranës nga data 24 – 25 TETOR 2013. Dokumentat që duhet të dorëzohen janë :
Diploma e maturës shtetërore ose dëftesa e pjekurisë origjinale e shkollës së mesme
Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pashaportë biometrike)
Fatura për arkëtim (printohet online)
Mandat pagesa e tarifës së regjistrimit
Deklarata e firmosur (printohet online)
2 fotografi (4×6)
SHËNIM: Tarifa e regjistrimit kushton 1600 lek.