Në datën 16/08/2016 do të shpallen në ambientet e Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe në sitin zyrtar lista e konkurentëve e cila vjen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.Regjistrimet e kandidatëve për konkurset e pranimit në të 2 fakultetet e Universitetit të Sporteve të Tiranës (Bachelor Full -Time 2016-2017) do të bëhen në Degën e Informacionit Studentor dhe Regjistrimeve, UST.Veprimet do të kryhen nga data 16/08/2016 deri në datën 19/08/2016.

 

Dokumentat që duhet të ketë kandidati janë :

    1. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (pasaportë biometrike ose letërnjoftim – kartë identiteti)
    2. Foto dokumenti 4×6 copë 2(dy)
    3. Formulari i kartelës mjekësore i plotësuar me firmë dhe vulë tek mjekët përkatës. Komisioni Mjeko ligjor me tre firma dhe vula (bashkëngjitur këtij formulari edhe EKG e zemrës).
    4. Mandat pagesa e paguar në çdo bankë të nivelit të dytë.

Shkarkoni kartelën mjekësore individuale duke klikuar këtu.
Shkarkoni faturën e arkëtimit për mandat pagesën duke klikuar këtu.

SHËNIM : Konkurset e pranimit në Universitetin e Sporteve të Tiranës do të zhvillohen në periudhën 20 – 30 /08/2016.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *