Njoftohen kandidatët fitues në listat paraprake se regjistrimi on-line do të kryhet në cilindo kompjuter që ka akses interneti nga data 4 shtator 2015 deri në datën 9 shtator 2015 ora 24.00. Nëse kandidati nuk e bën dot regjistrimin on-line duhet të paraqitet për të kryer regjistrimin pranë Degës së Informacionit Studentor dhe Regjistrimeve, Universiteti i Sporteve të Tiranës. Vetëm pas përfundimit të kësaj proçedure kandidati do të rezultojë i regjistruar. Kandidatët që nuk e kryejnë regjistrimin, për çfarëdo lloj arsyeje, humbasin të drejtën e regjistrimit dhe të vazhdimit të proçesit. Këta kandidatë nuk do të përfshihen në listat përfundimtare të fituesve.
Nga data 15 shtator 2015 deri në 19 shtator 2015 , nga ora 8.00 deri në orën 18.00, kandidatët që janë shpallur fitues në listën përfundimtare do të regjistrohen pranë Degës së Informacionit Studentor dhe Regjistrimeve, Universiteti i Sporteve të Tiranës.Kandidatët duhet të dorëzojnë personalisht dokumentacionin plotësues si më poshtë:
- Dokument identifikimi(kartë identiteti ose pasaportë).Në dosje do të mbahet vetëm fotokopja e dokumentit.
- 2 fotografi personale
- Mandat arkëtimi prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të postës shqiptare apo bankave të nivelit të dytë.
- Deklaratë e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati dhe sekretaria.