Njoftim për Vitin Akademik 2020-2021

Të dashur studentë të Universitetit të Sporteve të Tiranës,
Duke ju uruar shumë suksese në këtë vit të ri akademik ju njoftojmë si më poshtë vijon : Mësimi në të gjitha programet e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve (Bachelor dhe Master) pranë Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes, Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit dhe Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit do të zhvillohet ONLINE nëpërmjet platformës MICROSOFT TEAMS.
Çdo student i UST-së për të ndjekur proçesin mësimor në platformën online duhet të hyj në adresën https://www.office.com/dhe më pas të logohet:emer.mbiemer@ust.edu.al dhe passwordi: Tirane@2020
Pas logimit për herë të pare me emrin dhe mbiemrin tuaj, do tju kërkohet të rivendosni passwordin (i cili duhet të jetë mbi 8 karaktere dhe kombinimi i shkronjave të mëdha dhe të vogla, numrave dhe simboleve).
Për më shumë informacion referohuni manualit të përgatitur në linkun http://ust.edu.al/informacione/ 
Oraret mësimore për cdo program studimi gjenden në linkun http://ust.edu.al/informacione/