Aplikimet për MASTERIN PROFESIONAL “TRAJNER I PËRGATITJES FIZIKE” pranë FAKULTETIT TË SHKENCAVE TË LËVIZJES do të vazhdojnë deri më datë 17/11/2022 nga ora 9:00 deri më 15:00 – Sekretaria Mësimore Digjitale / Universiteti i Sporteve të Tiranës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për PROGRAM TË PARË studimi është:
- Diplomë e maturës shtetërore (e noterizuar);
- Çertifikatë e maturës shtetërore e cikluar në DAR/ZA (e noterizuar);
- Diploma e ciklit të parë bachelor së bashku me suplementin e notave (e noterizuar);
- Fotokopje dokumenti identifikimi (ID ose pasaportë);
- 2 (dy) foto dokumentash;
- Pagesa e tarifës së aplikimit prej 2500 lek
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për PROGRAM TË DYTË studimi është:
- Diplomë e maturës shtetërore (e noterizuar);
- Çertifikatë e maturës shtetërore e cikluar në DAR/ZA (e noterizuar);
- Diploma e ciklit të parë bachelor së bashku me suplementin e notave (e noterizuar);
- Fotokopje dokumenti identifikimi (ID ose pasaportë);
- 2 (dy) foto dokumentash;
- Diplomen e ciklit te dyte + suplementin (e noterizuar);
- Pagesa e tarifës së aplikimit prej 3000 lek