Në zbatim të nenit 20 dhe 26 të Statutit të UST-së; të Vendimit të Senatit Akademik nr. 72 datë 19/06/2023 "Për shfuqizimin e Vendimit nr.68 datë 13.06.2023 “Për hapjen e thirrjes për vetëkandidim për anëtar të Komisionit të Kërkimit, Projekteve dhe Botimeve Shkencore” dhe rihapjen e thirrjes për vetëkandidim në këtë Komision", Vendimit të Senatit Akademik nr. 73 datë 19/06/2023 "Për shfuqizimin e Vendimit nr.69 datë 13.06.2023 “Për hapjen e thirrjes për vetëkandidim për anëtar të Komisionit të Marrëdhënieve me Studentët" dhe rihapjen e thirrjes për këtë Komision”, Vendimit të Senatit Akademik nr. 74 datë 13/06/2023 "Për shfuqizimin e Vendimit nr.70 datë 13.06.2023 “Për hapjen e thirrjes për vetëkandidim për anëtar të Komisionit të Sigurimit të Cilësisë dhe Kurrikulave" dhe rihapjen e thirrjes për këtë Komision”; të nenit 4 të Rregullores së Organizimit dhe Funksionimit të Komisionit të Përhershëm, në Nivel Institucioni, për Sigurimin e Standardeve të Cilësisë, Botimeve dhe Projekteve Shkencore; të nenit 4 të Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit të Përhershëm, në Nivel Institucioni, të Mbarëvajtjes së Veprimtarisë dhe Marrëdhenieve me Studentët; të nenit 3 (pika 2) të Rregullores së Organizimit të Veprimtarisë së Komisionit për Kurrikulat; ftohet personeli i UST-së dhe studentët e Fakulteteve për të paraqitur vetëkandidimin e tyre si anëtarë të Komisioneve të Përhershme. Për më tepër klikoni këtu .

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *