💢Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Universiteti i Zagrebit / Fakulteti i Kineziologjisë zyrtarizuan sot në Zagreb-Kroaci, bashkëpunimin ndërmjet tyre me anë të nënshkrimit të një marrëveshje të përbashkët në fushën akademike dhe atë kërkimore-shkencore.
📌Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Rektori i UST-së Prof.Dr. Agron KASA dhe Dekani i Fakultetit të Kineziologjisë, Universiteti i Zagrebit Prof. Mario BAIC diskutuan dhe mundësitë kontrete të bashkëpunimit reciprok, në kuadër të proçesit të ndërkombëtarizimit për programe të përbashkëta studimi e projekte kërkimore – shkencore.