Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (The_AADF) vendosën sot një urë të ngushtë bashkëpunimi midis tyre.
Në ambjentet e universitetit, Rektori Prof. Dr. Agron KASA së bashku me Bashkëdrejtorët Ekzekutiv të AADF Z. Aleksandër SARAPULI dhe Z. Martin MATA nënshkruan marrëveshjen e zbatimit të Projektit CleanScore.
Kjo marrëveshje dhe ky projekt janë vetëm hapi i parë, i cili do të pasojë dhe me bashkëpunime të tjera në mbështetje të zhvillimit akademik.