NËNSHKRIMI I MARRËVESHJES MIDIS UST DHE FSHF

Në ambjentet e “Air Albania Stadium” Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës Prof.Dr. Agron KASA dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Z.Armand DUKA nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.
Kjo marrëveshje e lidhur mes dy prej institucioneve më të rëndësishme të sportit në vend, ka si objekt bashkëpunimin e palëve në aktivitetet sportive dhe veprimtaritë kualifikuese dhe trajnuese të organizuara nga UST dhe FSHF duke kontribuar me të gjithë kapacitetin infrastrukturor, bazën materiale dhe burimet njerëzore të disponueshme.
Federata Shqiptare e Futbollit jo vetëm do të bashkëpunojë me stafin akademik në trajnime dhe kualifikime të ndryshme, por do të organizojë edhe praktika profesionale për studentët, në bazë të propozimeve të Universitetit.
Gjithashtu, në bashkëpunim me UST-në, do të realizohen investime të përbashkëta në terrene sportive, si dhe do të pasqyrohen të dhënat e Federatës dhe mundësitë për trajnime apo punësime pranë organizatës së futbollit.
      

Blog Attachment