Të dashur studentë,
Të nderuar antarë të stafit të Universitetit të Sporteve të Tiranës,

Më lejoni t’ju uroj suksese në fillimin e vitit akademik 2020-2021.

Fillojmë një vit të ri akademik jo në rrethana normale për shkak të pandemisë globale COVID-19, duke na detyruar që të riorganizohemi që në fillim të procesit mësimor për të kaluar në sistemin online të komunkimit.

Ky sistem na angazhon që ta përballojmë proçesin si një sfidë si për stafin akademik ashtu edhe për studentët e të gjitha cikleve të studimit, duke na obliguar që të garantojmë cilësinë e proçesit mësimor në kushte virtuale.

Ne jemi koshient për të gjitha vështirësitë që po krijohen në fillim të këtij sezoni dhe gjej rastin që të shpreh angazhimin dhe mbështetjen e plotë e të gjithë stafit të universitetit tonë në mënyrë që kjo periudhe të jetë sa me produktive dhe e thjeshtë për ju të dashur studentë.

Ju garantoj që në çdo aspekt e në çdo rrethanë që institucioni jonë ka marrë të gjitha masat e nevojshme për një nisje krejtësisht optimale të gjithë proçesit mësimor.Do të dëshiroja shumë që ky vit të na gjente me një fillim normal e me një komunikim të drejtëpërdrejtë, por me keqardhje ky takim i parë me ju duhet të jetë vetëm online.

Në emër të Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe në detyrën e Rektorit të të vetmit universitet të sporteve në Shqipëri, dëshiroj t’ju përcjell përzemërsisht urimet më të mira për një vit akademik sa më të mbarë e të sukseshëm!

Dua t’ju drejtohem kolegeve të stafit akademik, ndihmës akademik, të administratës dhe të gjithë punonjësve të tjerë që të jemi të fokusuar dhe të organizuar që ta fillojmë këtë proçes me përgjegjësi duke krijuar një sinergji pozitive dhe besim se së bashku do të përballojmë çdo të papritur që do të na sjellë kjo situatë e pazakontë dhe do ta cojmë deri në fund drejt realizimit të objektivave dhe detyrimeve që ka çdo vit akademik.

Në përfundim të këtij mesazhi ju inkurajoj që në asnjë moment të mos neglizhoni respektimin e masave anti-COVID-19 në mënyrë që të kthehemi sa më shpejt bashkë e të shëndetshëm në auditore dhe në të gjitha mjediset tona sportive.                   

                      Me konsideratë
Prof.Dr. Agron KASA
Rektor i Universitetit të Sporteve të Tiranës

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *