💢Në datat 19 dhe 20 shtator 2022, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis MAGI EUREGIO dhe Universitetit të Sporteve të Tiranës / Instituti i Kërkimit Shkencor të Sportit, mbërriti seti i parë i pajisjeve të Laboratorit të Gjenetikës, dhuruar nga MAGI EUREGIO.
📌Pajisja dhe plotësimi i këtij laboratori me pajisje të tjera bashkëkohore do të vazhdoj në muajin tetor 2022, dhe do shoqërohet me një trajnim të posaçëm për stafin përkatës të UST, duke nxitur kështu kryerjen e kërkimeve dhe realizimin e projekteve tashmë të nisura në fushën e Gjenetikës së Aktivitetit Fizik dhe Sportit me MAGI EUREGIO.
👏🏻Një vlerësim dhe falenderim i veçantë shkon për MAGI EUREGIO dhe stafin e IKSHS përgjegjës për realizimin e këtij projekti konkret bashkëpunimi.

      

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *