Në kuadër të zgjerimit të rrethit të partneriteteve europiane, Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës Prof.Dr. Agron KASA nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Progetto Filippide të përfaqësuar nga Presisenti Prof. Nicola PINTUS, e cila ka për qëllim kryesor aktivizimin dhe angazhimin e të gjitha kapaciteteve akademike, kërkimore-shkencore dhe profesionale në zhvillimin e aftësive psiko-motorre të personave më aftësi ndryshe, veçanërisht atyre me autizëm. Gjithashtu, kjo marrëveshje do të jetë në të ardhmen pjesë e hartimit të një programi studimi të përbashkët europian në nivel masteri profesional me Universitetin e Romës “Foro Italico” për personat me autizëm.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje mori pjesë Ambasadori i Italisë në Tiranë Z. Fabrizio BUCCI dhe Zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit Znj. Albana TOLE, të cilët jo vetëm që përshëndetën këtë iniciativë por dhe ofruan mbështetjen e tyre për të realizuar aktivitete e projekte të përbashkëta.
Me pjesëmarrjen e veçantë edhe të disa fëmijëve me aftësi ndryshe dhe familjarëve të tyre gjatë kësaj ceremonie filloi edhe aktivitetin e saj Proggeto Filippide Albania me përfaqësuese Znj. Xhoana NOKAJ, ku pikërisht stafi akademik e kërkimor – shkencor i UST-së do të angazhohen si instruktor për këta fëmijë.