Në kuadër të nismës së Universitetit të Sporteve të Tiranës për vendosjen e një ure bashkëpunimi me të gjitha universitetet shqiptare, Rektori Prof. Dr. Agron KASA nënshkroi sot së bashku me Rektoren e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës Prof. Dr. Kseanela Sotirofski një marrëveshje bashkëpunimi.
Kjo marrëveshje mundëson lehtësimin e bashkëpunimit reciprok në tërësi e gjithashtu do të konkretizohet në veçanti për :
– shkëmbimin e ndërsjellët të eksperiencës së stafit mësimdhënës;
– pjesëmarrjen e personelit akademik, kërkimor – shkencor si dhe të studentëve në aktivitete me interes reciprok;
– realizimin e projekteve kërkimore me interes të përbashkët;
– shkëmbimin e publikimeve shkencore dhe materialeve të tjera mësimore dhe kërkimore.