KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË EDI RAMA TAKIM ME REKTORËT E UNIVERSITETEVE PUBLIKE

Rektori i UST-së Prof. Dr. Agron KASA mori pjesë sot në takimin e organizuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi RAMA me Rektorët e Universiteteve Publike, i cili kishte në fokus ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësimin për krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.Objektivi Strategjik që synon Kryeministri Rama është Hapja e Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri.