Në kuadrin e aktiviteteve të përbashkëta sportive, në hapësirën mbarëkombëtare, Universiteti i Tiranës u bë nismëtar i një aktiviteti sportiv nën titullin “UNIVERSIADA PRANVERË 2015” me pjesëmarrjen e Universitetit të Tetovës, Prishtinës, Durrësit, Shkodrës, Vlorës, Marin Barleti, Europian i Tiranës, Universiteti i Sporteve të Tiranës. Ky aktivitet i zhvilluar në datat 21-22 Maj 2015 kishte si qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta sportive me univesitetet shqipfolëse. Universiteti i Sporteve të Tiranës u përfaqësua me tre ekipe në këto disiplina:
1.Basketboll (Meshkuj) në të cilin ekipi jonë doli FITUES
2.Minifutboll (Meshkuj)
3.Beach Volej (Femra) në të cilin ekipi jonë u rendit i dyti.
Gjithashtu u zhvillua dhe një ndeshje miqësore në Beach Volej midis stafeve akademike të universiteteve pjesëmarrëse.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *