Universiteti i Sporteve të Tiranës ofroi falas mjediset e tij sportive në shërbim të zhvillimit të Lojrave Kombëtare Olimpike Speciale. Nga data 26 deri më 29 Tetor 2013 shumë fëmijë me aftësi të kufizuara garuan në sportet e atletikës, futbollit, basketbollit, volejbollit e ping-pongut duke gjallëruar akoma më shumë ambjentet tona sportive.