Në bashkëpunim me Ministrinë tonë të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministri i Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Azerbaixhanit Z. Azad Rahimov në datën 29.01.2013 vizitoi Universitetin e Sporteve të Tiranës. Gjatë takimit që u zhvillua pranë Sallës së Mbledhjeve me Rektoratin e UST, Rektori Prof.Dr. Vejsel Rizvanolli bëri një prezantim të historikut dhe zhvillimit të universitetit tonë si dhe u diskutuan mundësitë për bashkëpunim reciprok.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *